Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Studentët e dinë vetë se deri ku dhe si protestojnë!”/ Fuga flet me tone të ashpra: Mos na detyroni të bëjmë grevë pedagogësh

Postuar: 12/01/2019 - 10:14

Akademiku Artan Fuga në një postim në facebook shkruan se mjediset universitare nuk janë arena operacionesh policiore, as aktesh dhune e presioni të disa studentëve kundër të tjerëve, as sherresh politike midis pedagogëve.
 
Madje ai ka dhe një apel drejtuar policisë duke i kërkuar të mos ndërhyjë dhunshëm në universitete sepse kjo do t'i detyrojë pedagogët të bëjnë grevë të përgjithshme. 
 
Pjesë nga postimi i Fugës në Facebook
 
T’i lemë ato gjoja mbështetjet te paçavuret letër gjoja ftesë për shtetrrethim në korridore universiteti
 
Rektoratet e dekanatet nuk kanë punë t’u bëjnë thirrje studentëve të lenë protestën, ta bëjnë pas pune, dhe t’i kthehen mësimeve! Studentët e dinë vetë se deri ku dhe si protestojnë! Protestat e tyre frymëzohen nga kërkesa dhe shqetësime shumë të drejta!
 
Studentët protestues të mos dhunojnë studentët e tjerë dhe pedagogët që mendojnë të bëjnë mësim! As madje të mos i pengojnë sepse tejkalojnë të drejtën e tyre sublime dhe dëmtojnë kauzën e tyre!
 
A ka mundësi të dilet nga qerthulli i dhunës latente dhe nga kurthi i saj në universitete? Unë mendoj se po!
 
Unë kam parimin se studentët kanë gjithmonë të drejtë!
 
Por, kur një grup studentësh mendon ndryshe nga një grup studentësh? Unë përsëri them se të dy grupet e studentëve kanë të drejtë!
 
Kjo është filozofia dhe teknika e negocimit!
 
E vështirë për një mendje të ngurtë mekanike!
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 18:48

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh se familja Balili, edhe nëse disponon video të politikanëve në kompleksin e tyre turistik, nuk do t’i bënin ato publike.
 

Postuar: 16/01/2019 - 18:39

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bane

Postuar: 16/01/2019 - 18:14

Është shpëtuar ditën e sotme një 68-vjeçar i sëmurë, i cili ishte i bllokuar nga bora.

Postuar: 16/01/2019 - 18:12

Klemed Balili përfundoi pas hekurave një ditë më parë, duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen e opin

Postuar: 16/01/2019 - 17:21

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta për sh

Postuar: 16/01/2019 - 17:17

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje sa i takon intervistës së realizuar me Klement Balilin.

Postuar: 16/01/2019 - 16:46

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim ditën e sotme