Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Studentët përplasen me policinë, reagon ashpër rektori i UT

Postuar: 11/01/2019 - 22:17

Pas përplasjes që një grup studentësh patën me disa efektivë policie në ambientet e fakulteti Ekonomik, ka reaguar edhe rektori i UT, Mynyr Koni.
 
Në një deklaratë të bërë në faqen personale të Facebook, Koni mbështet studentët, të cilët prej disa orësh ata janë ngujuar në shenjë protestë për plotësimin e kërkesave të tyre, duke shprehur indinjatë për veprimet totalisht të papërgjegjshme, siç ai i ka cilësuar, të disa prej anëtarëve të forcave të rendit.
 
“Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
 
Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!”, ka shkruar Koni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 13:11

Ndërtimi i një HEC-it pranë Kanionit të Holtës, i shpallur monument natyre, ishte një problem shqetësues i cili u ngrit disa muaj më parë nga qytetarë, banorë dhe aktivist të ndryshëm.

Postuar: 23/08/2019 - 12:57

Zjarr në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë Tepelenë dhe Bashkisë Memaliaj.

Postuar: 23/08/2019 - 12:27

Policia e Tiranës arrestoi sot një 23-vjeçar, i akuzuar për plagosje, ngjarje kjo e ndodhur një v

Postuar: 23/08/2019 - 11:34

Një 23 vjeçar i kërkuar për tentativë vrasje ka rënë sot në prangat e policisë.

Postuar: 23/08/2019 - 10:52

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një koncert të reperit të njohur Algjerian Abderraouf

Postuar: 23/08/2019 - 10:46

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela në një vilë në Tiranë.

Postuar: 23/08/2019 - 10:37

Janë bllokuar dhe janë kthyer në vendin e origjinës 387.1 ton mish i importuar kryesisht nga Braz