BREAKING NEWS

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec

Plagoset polici dhe dy persona të tjerë në Pogradec
x

Aktualitet

Studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm se çfarë duhet të bëni

Studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë jep njoftimin e

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se për të gjithë  ata studentë që studiojnë në SHBA  nuk është e nevojshme që ata të udhëtojnë në Shqipëri për të rinovuar vizën. Ambasada shkruan se për sa kohë që studentët frekuentojnë rregullisht universitetin, ata mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza iu ka skaduar.

“Mbajtësit e vizave studentore — Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë! #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.