Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmi ndaj drogës në vend, asgjësohen 3668 rrënjë hashashi në Shkodër e Tepelenë, në kërkim kultivuesit

Sulmi ndaj drogës në vend, asgjësohen 3668 rrënjë hashashi në Shkodër e Tepelenë, në kërkim kultivuesit

Postuar: 13/08/2015 - 09:50

Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme është goditur një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, në fshatin Telumë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 15 parcela me 2566 rrënjë bimë narkotike kanabis sattiva. 
 
Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike”.
 
Ndërkohë, një tjetër operacion është zhvilluar edhe në qytetin e Tepelenës, përkatësisht në fshatin Veliqot.
 
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Veliqot,Tepelenë,  u gjetën dhe u asgjësuan 1.102 bimë narkotike të kultivuara në katër parcela në afërsi të njëra tjetrës, në bahçen pranë banesës së pabanuar të shtetasit I. Xh, 39 vjeç, i cili u shpall  në kërkim si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në këto parcela. 
 
Gjithashtu, filloi procedimi  penal në gjendje të lirë për kryeplakun  e fshatit Veliqot, Tepelenë për shtetasin  K. Zh, 53 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë për shpërdorim detyre.
 
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:49

 Aksident rrugor me një të vdekur në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Durrësin.Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 21:45 , në superstradën Durrës-Tiranë, thanë për noa.al burime nga policia e Durrësit.

Postuar: 21/05/2019 - 23:14

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë territorin.Si

Postuar: 21/05/2019 - 22:28

Është aksidentuar mbrëmjen e sotme autobusi i linjës Tiranë-Kamëz.

Postuar: 21/05/2019 - 22:19

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve për votimin e kryetarit të ri të Akad

Postuar: 21/05/2019 - 21:56

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë jashtë BE,

Postuar: 21/05/2019 - 21:21

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të P

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në