BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

"Sulmi nisi në kryeministri, në gjykatë dhe solli një panik të madh"/ Vjedhja e WhatsApp shkakton “tërmet” mes politikanëve në Tiranë, ekspertët shpjegojnë detajet

"Sulmi nisi në kryeministri, në gjykatë dhe solli një

Ekspertët e IT Gentian Progni dhe Besmir Semanaj të ftuar në studion e ABC Live kanë dhënë disa informacione mbi të dhënat e publikuara së fundmi në ‘darkweb’ dhe kanë rekomanduar për qytetarët që të bëjnë kujdes para se të klikojnë një link.

Ekspertët u shprehën se kishte në përgjithësi një axhitim nga qytetarët dhe zyrtarët, pasi në Shqipëri punohet kryesisht me WhatsApp. Ndërkohë që autoritetet shqiptare po e lënë në heshtje, si dhe nuk kanë dalë me udhëzime për qytetarët për ti ndihmuar ata dhe për ti mbrojtur nga hakerimet.

Sipas Prognit, këtë radhë kemi të bëjmë me një publikim në ‘Darkweb’, i cili është një rrjet global interneti, dhe i cili nuk mund të aksesohet nga të gjithë përdoruesit.

‘Janë publikuar disa të dhëna që nga viti 2019, vit në të cilin sulmi nisi në kryeministri, më pas në gjykata, dhe solli një panik të madh të qytetarët dhe te zyrtarët, ndërkohë që sot postimi është fshirë si postim në ‘darkweb’, tha eksperti i IT Gentian Progni.

Postimi, i cili kishte që nga viti 2019 i publikuar në ‘darkweb’, përmbante një listë më 500 mijë numra telefoni dhe është ri-publikuar nga CEO i Binance.

Për ekspertin e IT Gentian Progni ‘publikimi u bë nga CEO i Binance, një ditë pasi bëri një takim me kryeministrin e Shqipërisë Rama. Nuk kemi ndonjë publikim zyrtar apo deklaratë nga autoritetet shqiptare. Realisht aty postimi nuk ishte i saktë dhe i sqaruar, janë user database, apo listë numrash. Diskutohet që mund të ketë qenë vetëm listë numrash. Nuk është se bën më përshtypje…’ tha Progni.

Ndërkohë që eksperti tjetër i IT Besmir Semanaj ‘u pa një axhitim i qytetarëve shqiptarë, edhe i politikanëve shqiptarë, tashmë postimi është fshirë, mundësia më e madhe mund të ishin thjesht numra telefoni, pa emra, pa të dhëna të tjera, ky axhitim, nuk është parë kur kanë dalur 4 milionë numra në Shqipëri’.

Aktualisht nga autoritetet shqiptare nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.