BREAKING NEWS

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e
x

Aktualitet

Sulmonte seksualisht vajza të mitura, shpallet në kërkim mjeku (Detajet nga Policia)

Sulmonte seksualisht vajza të mitura, shpallet në kërkim mjeku

Ditën e sotme, policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një mjek i cili akuzohet për sulm seksual ndaj të miturve.

Në njoftimin e policisë, thuhet se kërkohet ndihma e qytetarëve për vendodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna Malishevë. Ndaj Sopajt rëndojnë dy akuza, ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeç’ dhe ‘Sulm seksual’. Mjeku në fjalë, ka punuar si mjek familje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Shpëtim Robaj’ në Malishevë.

Kujtojmë se Sopaj, ishte akuzuar dhe për vepra të tjera penale, ku mes muajit gusht të vitit 2017 dhe prillit të vitit 2018, ai dyshohet se kishte shfrytëzuar postin e tij me qëllim përfitim në mënyrë të kundërligjshme. Ai dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik.