Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sulmuan me sende të forta eskortën e Ramës, jepet vendimi për 7 të arrestuarit në Librazhd

Postuar: 16/06/2019 - 17:10

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor, pasi sulmuan me sende të forta eskortën e Kryeministrit Edi Rama, duke tentuar të pengojnë mitingun në këtë qytet.

Prokuroria ka kërkuar burg për 5 prej tyre por gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ vetëm për kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd,  Bujar Vreto, kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqin si dhe për dy prej mbështetësve të PD-së, Bujar Kojku, nga Librazhdi dhe  Dashamir Boja.

Për ish-deputetin e PD-së Aurel Bylykbashi, është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje si dhe e njëjta masë është vendosur edhe për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni.

Njoftimi:

Jepet masa  ndaj  7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Gjykatesi Taulant Tafa ka vendosur:

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);arrest me burg

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD);liruar

– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);liruar

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas);arrest me burg

– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)liruar

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi.burg

– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;burg

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:37

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës, Ilir Mustafaj, njëherazi dhe pedagog, i cili kandidonte për Gjykatën Kushtetuese. Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Postuar: 18/07/2019 - 10:28

Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Velçë”, duk

Postuar: 18/07/2019 - 09:57

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 18/07/2019 - 09:47

Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Ardian

Postuar: 18/07/2019 - 09:18

Nëse dëshironi të aplikoni për një vizë turistike, ambasada amerikane ka një njoftim për ju.

Postuar: 18/07/2019 - 09:06

Një familje italiane gjatë natës ka humbur rrugën në zonën e Mallakastrës , pasi ishin duke