Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Super-operacioni/ Goditet grupi i madh kriminal në Spanjë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Postuar: 18/10/2018 - 13:48

Gjatë një super-operacioni të ekzekutuar në Spanjë janë arrestuar 15 persona për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa gjatë kontrolleve, autoritetet kanë liruar edhe 5 gra, të cilat detyroheshin të prostituonin në disa zona në shtetin spanjoll.

Ende nuk ka detaje të reja në lidhje me identitetin e të arrestuarve, por hetimet janë shtrirë në nivel kapilar në disa qytete të Spanjës.

Sipas policisë,  personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante dhe 5 gratë të cilat mbaheshin nën presion ishin të detyruara të paguanin një shumë 35 mijë euro, përcjell “elpais.com”.

Gratë arritën të liroheshin dhe grupi kriminal mori goditje të fuqishme. Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në  pranga kanë përfunduar  1,219 njerëz, kryesisht persona  nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Gjithashtu nga operacionet e kryera është bërë i mundur  lirimi i rreth 290 viktimave, të cilët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale nga ky grup i rrezikshëm.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 20:18

Banorët e Astirit janë thirrur ditën e sotme në komisariatin nr.6 për të dhënë sqarime mbi pjesëmarrjen në protestat e Unazës së Re dhe asaj të opozitës që u mbajt në 16 mars.

Postuar: 18/03/2019 - 20:14

Një shqiptar në Itali ka rënë dy herë në pranga brenda një harku kohor prej një muaji, dhe në të

Postuar: 18/03/2019 - 17:58

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol të shtyllës së tensionit të l

Postuar: 18/03/2019 - 17:22

 Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në “Agropika “ në Tiranë  ku k

Postuar: 18/03/2019 - 17:15

Një aksident në të cilin janë përfshirë një kamionçinë edhe disa automjete ka ndodhur sot në aksi

Postuar: 18/03/2019 - 17:12

Forcat e policisë në kryeqytet kanë shoqëruar disa banorë të “Unazës se Madhe”, pas b

Postuar: 18/03/2019 - 17:03

Megjithëse pranvera ka ardhur zyrtarisht, marsi ka qenë disi i paqendrueshëm me motin.