Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Super-operacioni kundër kanabisit, reagon ‘Zëri i Amerikës’: Policia shqiptare godet 4 grupe kriminale, hetimet kishin nisur që në ...(E PLOTË)

Postuar: 12/09/2019 - 19:38

Policia shqiptare tha sot se goditi 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve duke arrestuar 57 persona dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë. Aktiviteti i grupeve sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton në ndërveprim me njëri tjetrin dhe i shtrirë në disa zona në Jug të Shqipërisë, në trafikun e drogës në Greqi dhe me aktivitet dhe në disa vende të tjera.

Policia tha se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjesuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Sipas Policisë “aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin”.

Policia shqiptare tha se “lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë”.

Sipas Policisë “grupet kriminale të goditura sot organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian”.

Hetimet për aktivitetin e personave të arrestuar sot kishin nisur në vitin 2016, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve “, kryer në bashkëpunim pas goditjes së një rasti trafiku droge nga policia greke. Polica shqiptare tha se gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve. Policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë./VOA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:45

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e dënimit 5 vite burg konvertuar në 3 vite e 4 muaj

Postuar: 19/09/2019 - 23:34

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, i quajtur Sali Berisha është vënë në pranga nga Policia

Postuar: 19/09/2019 - 23:30

Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre.

Postuar: 19/09/2019 - 23:19

Interesit të gazetarëve nuk u shpëtoi edhe një detaj që kishin vënë re tek ish-Ministri Saimir Ta

Postuar: 19/09/2019 - 22:57

Edhe pse u përpoq ta kalonte me batuta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se i duhej k

Postuar: 19/09/2019 - 22:04

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela  është dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda