BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Aktualitet

Superaksion për kapjen e 47-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, qëllon ndaj policisë, RENEA e plagos në këmbë

Superaksion për kapjen e 47-vjeçarit me rrezikshmëri të

Një 47-vjeç nga Hoshtima, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy personave në vitin 1999, është arrestuar mëngjesin e djeshëm pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Në tentativë për t'i shpëtuar aksionit të nisur prej orëve të para të mëngjesit, 47-vjeçari ka hapur zjarr ndaj efektivëve të policisë duke iu rrezikuar edhe jetën, por pas kundërpërgjigjes së tyre ka mbetur i plagosur në këmbë. Xhevahir Jonuzi u vu në pranga dhe më pas u transportua për në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore pritet të transportohet në një burg të sigurisë së lartë. Operacioni policor për kapjen e tij i koduar "Hoshtima" është zhvilluar nga Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës. Operacioni në fjalë u kodua “Hoshtima” dhe gjatë tij u arrestua një 47-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07:05, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që i shumëkërkuari mbante armë zjarri, forcat speciale RENEA kanë bërë rrethimin e banesës së Xhevahir Jonuzit, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë. Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47- vjeçari Jonuzi ka parë forcat e policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. RENEA i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Policia thotë se në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, forcat speciale RENEA i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë. Ekipi i RENEA-s i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 47-vjeçarin Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Po ndaj tij në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Xhevair Jonuzi, ishte një nga personazhet më të kërkuar në qarkun e Vlorës. Ai ishte shpallur në kërkim që prej kohës që u dënua me 25 vite për vrasjen e dy personave. Në vitin 1997 bashkë me Anton Alliun, kanë vrarë për motive të dobëta me kallashnikov Shezai Belajn dhe Shkëlqim Burhanajn. Ngjarje e cila bëri shumë bujë në atë kohë. 47-vjeçari figuronte edhe në listën e 8 personave me rrezikshmëri të lartë për të cilët policia ishte vënë prej kohësh në ndjekje.

Ja ku fshihej Jonuzi

47-vjeçari banonte së bashku me nënën tij në fshatin Hoshtimë dhe kishte ndërtuar aty një banesë në majë të malit, 5 km larg qendrës së fshatit. Jonuzi ishte i izoluar ndaj banorëve të tjerë të fshatit dhe nuk kishte asnjë kontakt me ta. Sa i përket operacionit të Policisë, ai kishte nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa 47-vjeçari i kishte pikasur efektivët e RENEA-së që në orën 4, teksa i afroheshin shtëpisë. Sapo i pa ai doli nga shtëpia dhe vrapoi për t’u fshehur në pyll, ndërsa Policia i bënte thirrje për të ndaluar. Nuk dihet se kush e neutralizoi vlonjatin, nëse ishin RENEA-t apo snajperistët që kishin në rreze banesën e të shumëkërkuarit. Gjithashtu mësohet se në ditët në vijim do të ketë aksione për personat e tjerë të shumëkërkuar./Elvis MYRTA