BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Aktualitet

Superoperacioni i policisë, shkon në 40 numri i personave të shoqëruar, sekuestrohen shuma të mëdha parash dhe pasuri të tjetërsuara, në skemë janë përfshirë njerëz të botës së krimit

Superoperacioni i policisë, shkon në 40 numri i personave të

Një aksion i gjerë i policisë, që mori shtysë nga përgjimet për drogë mbi grupin e zjarrit që vranë efektivin e RENEA-s në 2015-ën, ka çuar në pranga 40 persona të shoqëruar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas përgjimeve nga Prokuroria e Përmetit në 6 muaj hetime.

Mësohet se operacioni ka ardhur pas disa muaj hetime dhe përgjime. Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash dhe pasuri të tjetërsuara.

Të njëtat burime theksuan se ka përgjime prej gjashtë muajsh dhe në skemë janë të përfshirë edhe njerëz të botës së krimit.

Operacioni ka çuar në zbulimin e një tentative për të zbutur dënimin me burg përjetë për Arbion Alikon, nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për vrasjen e ish-efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat.