
Këshilli i Bashkisë nderon me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahon, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror

Surprizon Prokuroria e Përgjithshme, i vetmi institucion që bie dakord në mënyrë të menjëhershme me buxhetin e propozuar nga Ministria e Financave

Shkruar nga SOT.COM.AL 11 Nëntor 2020
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi projektligjin “Për buxhetin e shtetit 2021”, në Komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Gjatë prezantimit Ministrja Denaj, u shpreh, se objektivi i Qeverisë Shqiptare nëpërmjet projektbuxhetit 2021, është rimëkëmbja ekonomike dhe rikthimi në parametrat pozitivë të zhvillimit ekonomik, ulje e mëtejshme e papunësisë dhe konsolidim fiskal në afatmesëm.
Në lidhje me këtë çështje ditët e fundit ka pasur shumë debate dhe diskutime të forta, pasi kërkesat kanë qenë të shumta nga institucionet e pavarura të drejtësisë në vend që kërkojnë më shumë para nga buxheti i Shtetit.
Por kjo ka pasur kundërshtime të forta nga anëtarët e Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Por teksa anëtarët e Komisioneve refuzonin në mënyrë kategorike kërkesat e këtyre institucioneve për më shumë para, për paga e shpërblime, surpriza e këtij viti ka qenë Prokuroria e Përgjithshme.
Ky institucion i rëndësishëm ka rënë dakord menjëherë për buxhetin e vitit të ardhshëm të vendosur nga Ministria e Financave.
Dëgjesa ishte parashikuar 30 minuta, por përfaqësuesve të këtij institucioni iu ka dashur vetëm 5 minuta për të arritur dakordësinë.
Nga sqarimet e Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni numri i punonjësve për vitin e ardhshëm e për rrjedhojë edhe fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore është i njëjtë si viti aktual, duke respektuar tavanin e përcaktuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, falë një pune shumë efektive në drejtim të riorganizimit të Policisë Gjyqësore, sekretarisë së Prokurorisë si dhe të strukturave ekonomike.
Edhe shpenzimet operative dhe ato kapitale janë brenda parashikimeve të Ministrisë së Financave dhe iu përgjigjur dinamikave gjithmonë në rritje të numrit të procedimeve dhe hapave organizative që synon Prokuroria e Përgjithshme.
Viti 2021 parashikohet një vit i vështirë për ekonominë dhe financat e vendit ndaj pak objektivizëm nga ana e institucioneve në kërkesat e tyre do të ishte i mirëpritur.
Më të lexuarat


“Më kanë përdhunuar 5 vetë”/ La djalin 3-ditësh tek familja rome, nëna biologjike rrëfen jetën e vështirë dhe trondit me detajet që tregon për hallën e saj: I kam uruar vetes vdekjen (FOTO)

EMRAT/ Policia e Shtetit ndryshon shefat! Cilët janë ata dhe arsyet e lëvizjes

Video që po ‘thyen’ rrjetin/ Shihni si ushtarët grekë kërcejnë nën ritmet e këngës së reperit të njohur shqiptar

“Është hera e tretë, kam njoftuar Policinë”/ Kërcënohet me vdekje Prokurori i njohur i Tiranës që hetoi vrasjen e Arben Bilalit, kush është gruaja që e kanosi, hyn në lokalin ku ai qëndronte dhe ja çfarë ndodhi

“Iu dërguam edhe dronë”, Policia e Shtetit publikon pamjet nga super-operacioni në Nikël dhe zbulon emrat e 7 'të fortëve' që iu kontrolluan shtëpitë (VIDEO)

Vjen lajmi i mirë! Reuters zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Pfizer dhe Biontech, përfiton edhe Shqipëria, ja çfarë pritet së shpejti

Nën hetim për korrupsion dhe nxjerrje sekretesh hetimore / SPAK merr vendimin e rëndësishëm për ish-zv/drejtorin e OFL-së

Ministria e Financave: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor 2021

Punonjësit e Bashkisë Tiranë u ofrojnë një strehë personave në situatë rruge, Veliaj: Ju lutem familjeve të mos i neglizhoni

Motra e tij e zhdukur prej 4 muajsh, vëllai i 19-vjeçares shqiptare lëshon thirrjen e fortë dhe rrëqeth me ato që tregon për familjen e tij: Nëna ime qan gjithë kohën!
