BREAKING NEWS

Virologia italiane Gismondo: Javën e ardhshme nuk do flasim më për koronavirusin, por lani duart

Virologia italiane Gismondo: Javën e ardhshme nuk do flasim më
x

Aktualitet

“Ta vrasin”, del jashtë kontrollit sherri mes Kujtim Gjuzit dhe Elton Ilirjanit, biznesmeni bën denoncimin e rëndë: Turp për këtë deputet!

“Ta vrasin”, del jashtë kontrollit sherri mes Kujtim Gjuzit dhe

Duket se nga dita në ditë sherri mes biznesmenit Elton Ilirjani dhe deputetit Kujtim Gjuzi po bëhet gjithmonë e më serioz.

Kujtim Gjuzi nuk e ka fshehur diskriminimin në drejtim të komunitetit LGBT, por duket se situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit, pasi palët janë përfshirë në akuza të forta.

Në një postim të pak minutave më parë në Instagram, Ilirjani ka shpërndarë një koment të deputetit Kujtim Gjuzi ndaj vetë Ilirjanit.

 “Ishalla e vrasin kuksianët.”, shkruan Gjuzi.

Ilirjani e shoqëron fotografinë në fjalë me përshkrimin:

“Ky është deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë! Thirrje për vrasje dhe thirrje urrejtje! Ku është policia, prokuroria, shteti, shefi i opozitës, organizatat LGBT, aktivistët? Turp dhe mjerë!”