Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tahiri paralajmëroi se do flas hapur, zbulohet kur do mbahet seanca e shumëpritur tek Krimet e Rënda

Postuar: 15/03/2019 - 14:16

Vetëm pak ditë më parë ish-ministri Saimir Tahiri, i revoltuar me shtyrjen e hetimeve, tha se shumë shpejt do të flas dhe do t’i thotë gjërat hapur ashtu siç janë.

Ndërkohë mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në 21 mars.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Krahas Saimir Tahirit, nën akuzë janë vendosur edhe tre ish-zyrtarë policie, që të tre prej një viti në arrati.

Seanca tek Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 22:40

 Analisti Mustafa Nano është përplasur me ish deputetin Dashamir Shehi në studion e Opinion. Duke mos u pajtuar me komentet e tyre politike, Nano i ka thënë ish-deputetit: Ke pi nndonjë gotë.

Postuar: 21/03/2019 - 21:47

 Gazetari dhe analisti Mentoi Kikia tha në "360 gradë" se Presidenti Ilir Meta mun

Postuar: 21/03/2019 - 21:37

 Ne media po qarkullon një lajm se Rama dhe Basha janë takuar në Vienë.

Postuar: 21/03/2019 - 21:12

Një automjet tip benz është djegur në zonën e Kakarriqit në Balldren, Lezhë.

Postuar: 21/03/2019 - 20:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër.

Postuar: 21/03/2019 - 20:19

Ralf Gjoni u betua sot në Kuvendin e Shqipërisë pas pranimit të mandatit të deputetit, i cili u s

Postuar: 21/03/2019 - 19:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Velipojë.