
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Takimi i Dodik me Putin në Moskë, vjen reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Maj 2023

Departamenti amerikan i Shtetit, duke komentuar takimin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se “asnjë qeveri, në asnjë nivel, në këtë moment nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, ndërkohë që ai vend po kryen agresion kundër Ukrainës”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se vendimi i Dodikut për t’u takuar me Putinin, “në kohën kur Rusia shkel haptazi themelet dhe ligjet e rendit ndërkombëtar, si dhe vendimi i mëparshëm i Dodikut për të dekoruar Putinin, janë lëvizje shkurtpamëse që nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve të Republikës Sërpska”.
“Rruga që të çon drejt një të ardhmeje demokratike, të begatë dhe të sigurt, të cilën e dëshirojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, kalon përmes Brukselit, jo përmes Moskës. Prandaj, ne e konsiderojmë rrugën e Dodikut kundërproduktive dhe mbi të gjitha të dëmshme”, tha zëdhënësi i Departamenti i Shtetit, shkruan rel.
Dodik tha në Moskë të martën se Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, antiperëndimore dhe antiamerikane.
Përderisa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Sërpska u është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.
“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.
Pas takimit me Putinin, Dodik i quajti “armiqësore” vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë. Së bashku me akuzat dhe retorikën e ashpër ndaj Ambasadës amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë, ai e quajti ambasadorin Michael Murphy “antiserb”.
Dodik pohoi se qëllimi i ambasadorit amerikan është “të shkatërrojë Republikën Sërpska deri në fund të mandatit të tij”, ndërsa ambasadori Murphy ka thënë qartë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë dashur ta shfuqizojnë Republikën Sërpska, por korrupsionin.
Murphy paralajmëroi më parë se Dodiku, me paturpësi, po sulmon gjithnjë e më shumë stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës me retorikë nacionaliste.
Më të lexuarat


Zbardhen akuzat për Vangjush Dakon dhe 10 të pandehurit e tjerë, SPAK del me njoftimin zyrtar: Ja shkeljet

Del nga SPAK nënkryetari i Bashkisë së Kukësit: Kam dhënë dorëheqjen si prefekt, do përballem me drejtësinë

Studimi ndaj vaksinës anti-Covid, shefja e epidemiologjisë apel qytetarëve si dhe zbulon se cilat kategori rrezikojnë më shumë nga virusi

SPAK mbyll hetimet për Vangjush Dakon, ja çfarë pritet

“Kufomës nuk iu gjetën as duart”/ Dhuna ndaj femrave, trondit gazetari Spartak Koka: Autori ishte vrasës serial, ja si u gjet trupi i një vajze në Zall-Herr

“Arsimi ka njohur vetëm përkeqësim”/ Rezultatet e testit PISA, shpërthen ish-zv ministrja e njohur: Studentët nuk dinë të shkruajnë as emrin, arsimi ka njohur vetëm përkeqësim

Artan Hoxha zbërthen vrasësin serial shqiptar: Sadik Kuniqi planifikoi 33 viktima, iu provuan vetëm...

“Metamorfoza nuk ka përfunduar”/ Ish-prokurori bën paralajmërimin e fortë dhe zbulon skenarin, ja çfarë thotë për vetëpastrimin në polici

AMP bën bilancin për nëntorin: Dy policë u arrestuan, 11 dosje në prokurori e 18 policë të dyshuar

92 policë marrin kredi pa interes për strehim, në total do të jenë 900 familje përfituese deri në vitin 2025, zbardhet detajet
