Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Aktualitet

Talo Çela i shpëton sërish policisë, RENEA e FNSH pa rezultat nga aksioni në Peqin, i shumëkërkuari ende në arrati

Talo Çela i shpëton sërish policisë, RENEA e FNSH pa

I shumëkërkuari Talo Çela, vijon t’u shpëtojë operacioneve të policisë, pasi edhe mbrëmjen e së martës nga rrethimi i zonës në afërsi të Burgut të Peqinit, Forcat RENEA nuk kanë mundur ta kapin. Sipas burimeve, Çela është një nga personat më të kërkuar të momentin, i përfshirë në grabitjen e Rinasit dhe atentatit të fundit në Durrës, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Haxhia. Mesa duket i shumëkërkuari Talo Çela përdor taktika, të mirëorganizuara për t’u shmangur, dhe për t’u fshehur autoriteteve policore pasi mësohet se deri më tani kanë dështuar 3 operacione për kapjen e tij. Sipas informacioneve, operacioni i zhvilluar dje është përqendruar në lagjen "Teqe", teksa dyshohet se gjatë aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë.
E shkuara e Talo Çelës
Emri i Talo Çelës është i njohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Sipas burimeve, emri i Çelës përkon me ngjarjen e ndodhur në datë 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Cela dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës. Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në makinën e tyre tronditi gjithë opinionin publik. Sipas të dhënave, gjithçka mund të ketë ndodhur për grabitjen e Rinasit. Vëllezërit Haxhia dyshohet se kishin dijeni për vendin ku ishin fshehur paratë dhe nuk kanë treguar. Sipas informacioneve dyshimet janë se pas grabitjes paratë janë fshehur në servisin e vëllezërve, por më pas janë zhdukur.

Dëshmitë

Nga dëshmia e të penduarit Klevis Alla, i cili njihet si një nga autorët e ngjarjes, është zbuluar edhe lidhja mes dy ngjarjeve, i cili ka treguar se një nga vëllezërit Haxhia, konkretisht Besmiri ka qenë ai që ka ndihmuar dhe strehuar një nga autorët e grabitjes së parave. 22-vjeçari ka deklaruar se me dy vëllezërit është konfliktuar për pagesën e një makine, ku debatet më të forta i ka pasur me Besmirin. “Jemi grup që merremi me vjedhje makinash, i modifikonim në serviset e vëllezërve Haxhia dhe Dorjan Shkozës. Me Viktor Haxhinë nuk kishim konflikt, e vramë për të mos lënë dëshmitar”, ka deklaruar ndër të tjera Alla. Ai së bashku me Altin Ndocin, kanë përdorur një makinë Toyota ngjyrë gri për ekzekutimin e vëllezërve. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur te tregu i makinave, i cili njihet si tregu më i madh i makinave të përdorura në Shqipëri. Gjithashtu Klevis Alla ka treguar se grupi që ai bënte pjesë është i përfshirë edhe në 4 ngjarje të tjera kriminale, duke përfshirë edhe vrasjen e Dorian Shkozës. Një sërë ngjarjesh kanë pasuar njëra-tjetrën duke u konkretizuar gjithë plani i krimit të organizuar. Nga vëzhgimi që i është bërë terrenit ku ka ndodhur ngjarja, mbi asfalt në afërsi pranë mjetit është gjetur një sasi prej 55 gëzhoja arme model 56. Përveç deklarimit për përfshirje në vrasjen e Besmir Haxhias, Alla ndër të tjera ka pranuar të zbulojë detaje nga bashkëpunimi i grupit kriminal që mesa duket është plan i mirëorganizuar. Mësohet se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Ndërsa deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla dhe të shpallur në kërkim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.