BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Aktualitet

“Tani që jam me pushime kam kohë të lexojë lajme dhe...”/ Nuk kishte ndodhur më parë, Ardit Gjebrea tregon çfarë i ka tërhequr vëmendjen dhe del me mesazhin e fortë: Nga se keni frikë?

“Tani që jam me pushime kam kohë të lexojë lajme

Ardit Gjebrea si rrallëherë ka reaguar për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se tani që është me pushime ka më shumë kohë të lexojë lajme e komente për gjithçka ndodh rreth nesh.

Mirëpo vëmendjen ia kanë tërhequr 2 lajme, “I pari bënte fjalë për një projektligj për lejimin e shamive për vajza dhe gra në shkolla dhe institucione, mesa kuptova në moshën mbi 16 vjeç, në Kosovë.

Lajmi i dytë bënte fjalë për një protestë në Himarë në lidhje me pronat dhe që   fjalimet ishin mbajtur edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën greke”.

Gjebrea ngre pyetjen se nga çfarë kemi frikë që reagojmë kështu, kur në të dyja rastet mund të shihen si bashkëjetesë në harmoni.

Postimi i plotë:

Tani që është kohë pushimesh, kemi edhe kohë te lexojmë lajme e komente, reagime për gjithçka ndodh rreth nesh.

Sot më tërhoqën vëmendjen dy lajme me reagimet përkatëse: I pari bënte fjalë për një projektligj për lejimin e shamive për vajza dhe gra në shkolla dhe institucione, mesa kuptova në moshën mbi 16 vjeç, në Kosovë.

Lajmi i dytë bënte fjalë për një protestë në Himarë në lidhje me pronat dhe që   fjalimet ishin mbajtur edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën greke.

Reagimet për lajmin e parë shiheshin si një ngadhënjim i islamizmit, ndërsa i dyti si një rikthim të protagonizmit grek në Himarë.

Nga se kemi frikë?! Përse të dyja rastet të mos shihen si bashkëjetesë në harmoni? Mendoj se mungesa e sigurisë së individit për çka përfaqëson sjell edhe këto reagime. Nëse një familje është e qartë në edukimin fetar të çdo anëtari dhe me bindje e pa imponim besimin e ushtron si një ushqim për shpirtin, nuk mendoj se ka rrezik.

Jemi në vitin 2022 dhe dinamika e jetës ndryshon prej evoluimit të ngjarjeve dhe sjelljeve ndaj fenomeneve që sjell koha. Thuhet që me kohën, gjithçka shkon në vendin e vet. E nëse shkon gabim? Jepi kohës kohë që të rikuperohet e të shkojë aty ku duhet. E nëse gabimi është fatal? Përsëri meqë jam vetë në besim, besoj se Zoti vendos gjithçka në vend në momentin që Ai e di!

Unë jam për respekt ndaj tjetrit, të besimit, etnisë... dhe dënoj shfrytëzimin e tyre për politikë apo përçarje, për urrejtje apo dhunë, për imponim apo përjashtim, mbi të gjitha dënoj sjelljet dhe veprimet ekstremiste të çfarëdolloj natyre.

Kush është i sigurtë në çka është, nuk ka frikë nga tjetri që është i ndryshëm. Është kaq bukur të bashkëjetosh, ta respektosh dhe ta bësh tjetrin të ndihet mirë. Më pas, secili në punë të vet, në familjen e vet!

A nuk është Zoti një?! Ç'rëndësi ka si e quajmë! A nuk është njeriu një? Ç'rëndësi ka ku jeton, i çfarë race është e çfarë gjuhe flet. Thjesht pranoje... nëse me dashuri, më mirë për të dy!

Më të lexuarat