Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tatimet 'bëjnë namin' në Sarandë, bllokohen 33 hotele, por nuk mbaron me kaq

Postuar: 12/08/2019 - 16:08

Strukturat e monitorimit në terren po vijojnë me zbatimin e planit kundër informalitetit për sektorin e turizmit  të përqendruar në njësitë akomoduese të publikuara në booking.

“Vetëm Për zonën e Sarandës janë 413 njësi në booking, të cilat po verifikohen nga 9 grupe të monitorimit në terren, për regjistrimin  dhe respektimin e detyrimeve ligjore- lëshimi i kuponit, publikimi i listës së çmimeve, deklarimi i punonjësve etj. Gjatë gjithë periudhës nga data 4 Korrik deri dje janë kryer në total 420 kontrolle dhe janë konstatuar 191 shkelje të legjislacionit tatimor.

30 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.

35 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë).

15 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 12 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Vetëm ditën e djeshme datë 11 Gusht janë kryer 33 kontrolle dhe janë konstatuar 15 shkelje të legjislacionit tatimor, nder të cilat 4 subjekte të paregjistruara” tha Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme e DPT.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 08:13

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar për prishjen e bar-restorantin “Panorama” në Porto-Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimë.

Postuar: 21/08/2019 - 08:06

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ditën e sotme nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë,

Postuar: 20/08/2019 - 22:37

Incidenti skandaloz i disa ditëve më parë ka tejkaluar çdo përmasë pasi ai po komentohet edhe nga

Postuar: 20/08/2019 - 22:30

Kur kanë kaluar 5 muaj nga grabitja në Rinas, bëhet e ditur se janë gjetur një pjesë e parave të

Postuar: 20/08/2019 - 22:01

Një person, i identifikuar tashmë nga policia e rendit të Fierit, por që nuk i është bërë publik

Postuar: 20/08/2019 - 21:42

Era e fortë e drogës që kultivonin në banesë i tradhtoi dy shqiptarët në Britani, të cilët u arre