BREAKING NEWS

Videoja ku po pinte kokainë, vjen reagimi i parë nga SPAK për kryebashkiakun e Bulqizës

x

Aktualitet

Taulant Balla i pranishëm në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit bashkiak të Elbasanit

Është konsituuar ditën e sotme këshilli i qarkut Elbasan. Me 32 vota është zgjedhur në krye të këtij këshilli Bukurosh Stafa, ndërsa nënkryetar u zgjodh Lutfi Lala.

Të pranishëm kanë qenë edhe kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe kreu i bashkisë Elbasan Gledjan Llatja.

Pas përfundimit të mbledhjes Balla i ka uruar suksese këshillit të qarkut Elbasan duke shprehur se i ka nxitur kryetarët e bashkive të këtij qarku që të jenë bashkëpunues në zgjidhjen e problemeve të kësaj zone.

"Siç edhe ju e përcollët sot u përmbyll cikli i plotë i organeve të reja të vetëqeverisjes vendore. I uroj shumë sukses këshillit të qarkut të Elbasanit, një qark me 7 bashki, me një numër të madh të njësive administrative brenda këtyre bashkive. I kam nxitur sot kryetarët që të jenë shumë më shumë bashkëpunues në çështjen e ujit të pijshëm sepse sa më të mëdha ndërmarrjet aq më i mirë menaxhimi i tyre", tha Balla.