BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Aktualitet

Taulant Kopliku jep detaje për Eva Dumanin: Gruaja e Almir Dacit ka mbledhur vajzat që nuk kanë burra dhe i mashtron se...

Taulant Kopliku jep detaje për Eva Dumanin: Gruaja e Almir Dacit ka

Gazetari Taulant Kopliku, i cili ka ndjekur dhe nga afër shqiptarët në Siri, ka folur rreth Eva Dumanit, e cila nuk pranoi të kthehej në Shqipëri, me të vëllanë Endrin. I ftuar në “Open”, Kopliku tha se i gjithë strumullari i humbjes së grave është gruaja e Almir Dacit, që është vrarë në Siri.

Ai shtoi se ajo i mban afër këto gra, që u kanë vrarë burrat dhe baballarët dhe i mashtron me faktin se do t’i dërgojnë në një tjetër kamp dhe do t’i vrasin.

“Gruaja e Almir Dacit, që është vrarë në luftë është strumullari i gjithë kësaj meseleje. Ndoshta nga frika, ndoshta me vetëdije dhe nga ligësia ka përhapur fjalë se gratë do të transferohen edhe në një tjetër kamp, ndpshta dhe për t’i vrarë. Ajo ka mbledhur shumë gra, mes tyre edhe Eva Dumanin. Frika dhe radikalizimi i ka bërë gratë që të fshihen. Ato synojnë që të fshehin pas vetes edhe gratë e tjera, që tashmë nuk kanë asnjë burrë në krah,”– tha Kopliku. 

4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp.

Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.