BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

“Të dënohet me 10 vite burg”, reagon për herë të parë biznesmeni i njohur shqiptar pas lajmit ‘bombë’ në median turke

“Të dënohet me 10 vite burg”, reagon për herë

Biznesmeni i njohur shqiptar Sinan Idrizi reagon pas lajmit të publikuar në mediat turke se prokuroria në Turqi ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për të, për çështjen me biznesmenin Adnan Polat.

“Ky është një lajm i shëmtuar. Kush është burimi i këtij lajmi?! E dini ju kush është media turke ‘Kars Manset’ që e paska publikuar këtë lajm?!Nuk e dini. Është një media periferike. Unë ju ftoj juve si gazetë dhe të gjithë gazetarët e interesuar, hajdeni në Turqi ndiqni seancën gjyqësore, nëse ka. Se nuk e dimë ka apo jo një gjyq për një çështje të tillë. Unë jam shprehur për këtë gjë. Secili ka grupin e vetë dhe kaq. Mos u merrni me gjëra koti dhe me këto burime lajmesh që janë të pabesueshme. Nëse jam unë i fajshëm për këtë çështje, atëherë dënohem unë. Nëse është ai tjetri, dënohet ai. Nuk kam çfarë t’iu them më. Hajdeni në Turqi me mua dhe ndiqni gjyqin, gjithmonë nëse ka një gjyq të tillë. Jam unë ai që kam hapur një çështje në gjykatë për këtë”, përfundon Idrizi për Panorama Sport.