BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

“Të gjithë e dinin por askush nuk e hapi gojën”, Klodiana Lala për 15 vjeçaren e dhunuar seksualisht zbardh detaje tronditëse: Ka tentuar dy herë vetëvrasjen

“Të gjithë e dinin por askush nuk e hapi gojën”,

Në emisionin Opinion, Lala ka thënë më tej se shkolla, lagja, njerëzit rrotull tyre dhe së fundmi familja kishin marrë videon e dhunimit të vajzës së tyre.

Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar vajzën në një qendër sociale. Ndërkohë, Lala u shpreh e shqetësuar se çfarë po ndodh aktualisht me vajzën dhe shtoi se ajo ka tentuar dy herë vetëvrasjen.

Vataj: Do të ketë një ,mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore

Lala: Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?

Vataj: Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale.

Ndërkohë, moderatori Blendi Fevziu u shpreh “Më fal kur lagjja e paska ditur, kur shkolla e paska ditur, kur njerëzit rreth e rrotull e paskan ditur, kur familja e ka ditur dhe ti i kërkon medias sot? Ke një shoqëri të tërë që nuk hapin gojën që është një maskarallëk i tërë publik shoqëror dhe gjykojnë vajzën për këtë.”

Më të lexuarat