BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Aktualitet

“Të goditet krimi”/ Gledis Nano inspekton Portin e Durrësit, zbardhet takimi i rëndësishëm dhe ultimatumi i prerë që dha (VIDEO)

“Të goditet krimi”/ Gledis Nano inspekton Portin e

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano sëbashku me drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual në Durrës Pirro Vengu dhe drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli,  zhvilluan sot një inspektim të përbashkët në Portin e Durrësit.

Ky takim u mbajt për të parë nga afër funksionimin e sallës operative të përbashkët, funksionimin e Task Forcës permanente, si dhe për të gjetur rrugët e mënyrat më efikase për të forcuar bashkëpunimin trepalësh në interes të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.

Nga ana e tij Gledis Nano theksoi se Policia e Shtetit gjithmonë do të mbetet e hapur dhe bashkëpunuese në këtë drejtim, duke i organizuar të gjitha burimet e saj njerëzore.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe të Autoritetit Portual Durrës, bashkë me kolegë të sektorëve të ndryshëm të Policisë së Shtetit, kemi inspektuar disa nga proceset e punës në terren, po kështu dhe procese të punës në sallën e Autoritetit Portual Durrës. Vihet re që ka vend akoma për përmirësim në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, po kështu dhe shfrytëzimin e të gjitha databazave të institucioneve të ndryshme, kjo në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë në Portin Durrës, për parandalimin dhe dokumentimin e akteve kriminale, trafiqeve të paligjshme, po kështu dhe çdo akt tjetër kriminal që mund të cenojë sigurinë kombëtare të vendit tonë. Policia e Shtetit gjithmonë do të mbetet e hapur dhe bashkëpunuese në këtë drejtim, duke i mirë organizuar të gjitha burimet e saj njerëzore, po kështu vënien në shërbim për këtë qëllim të të gjitha kapaciteteve që ka, edhe të sistemeve të inteligjencës artificiale, nëse mund ta quaj kështu, gjë e cila është një fokus dhe një prioritet i qeverisë shqiptare në këtë drejtim. Ju faleminderit shumë për mirëpritjen sot, ishte një takim shumë i nevojshëm, i planifikuar prej kohësh midis kolegëve dhe institucioneve dhe jam shumë i bindur që do të bëjmë shumë në të ardhmen për rritjen e elementeve të sigurisë në këtë institucion si porti më i rëndësishëm i vendit tonë.”, tha Nano.

“Këtu gjendemi në ambientet e sallës operative të përbashkët, e cila është krijuar në mënyrë që t’i vijë në shërbim kolegëve të Policisë Kufitare, kolegëve të Policisë Kriminale dhe kolegëve të Doganave, në mënyrë që të gjitha sistemet e sigurisë në Portin e Durrësit të jenë të integruara dhe të shërbejnë për të prodhuar të dhënat në kohë reale, që u hyjnë në funksion organeve hetimore për rritjen e parametrave të sigurisë në Autoritetin Portual”, u shpreh Pirro Vengu.

Ndërsa Gazheli u shpreh se sfida e radhës është që ky bashkëpunim të ngrihet një standard akoma më të lartë në funksion të mbrojtjes së territorit dhe luftës kundër evazionit dhe kontrabandës

“Bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veçanti, por edhe me Autoritetin Portual është i një niveli shumë të lartë. Sfida e radhës është që ky bashkëpunim të ngrihet një standard akoma më të lartë në funksion të mbrojtjes së territorit dhe luftës kundër evazionit dhe kontrabandës. Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërinstitucional që kemi me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është jetësuar shumë mirë këtu në Portin e Durrësit, me Task Forcën permanente, e cila vepron tashmë prej disa kohësh, e ngritur ndërmjet Drejtorisë së Policisë në qarkun Durrës, Policisë Kufitare, Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe të organeve të administratës doganore të Portit Durrës. Rezultatet kanë folur vetë dhe ju jeni dëshmitarë të punës voluminoze që është bërë nga kjo Task Forcë. Uroj dhe shpresoj që ky bashkëpunim të ngrihet në një nivel më të lartë me Policinë e Shtetit.”, theksoi më tej Gazheli.

Më të lexuarat