BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x

Aktualitet

“Të merret në hetim...”/ Trondit Frrok Çupi hedh dyshime të rënda për vdekjen e Kastriot Myftaraj, tregon ç’ka ndodhur pak minuta pas tragjedisë, flet me emra dhe nxjerr dosjen që ka në duar drejtësia: Dje është kërcënuar me vdekje edhe...

“Të merret në hetim...”/ Trondit Frrok Çupi hedh

Analisti Frrok Çupi ka reaguar pas vdekjes tragjike të gazetarit dhe publicistit të njohur, Kastriot Myftarajt, ku u raportua se gazetari i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katër i pallatit ku jetonte.

Çupi ka hedhur akuza dhe dyshime të forta për vdekjen e Myftarjat, madje duke shkuar edhe më tej për të tjerë emra të njohur që sipas analistit dje janë kërcënuar me vdekje.

"Kastrioti shkoi, por këtu kanë mbetur ‘të ngjashmit’ e tij. Këtu janë Mustafa Nano, Denis Dyrnjaja, Aleksandër Çipa… Mandatën e një vdekjeje të paralajmëruar Mustafa Nano e mori dje nga hoxha Kalaja. ‘Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi hoxha duke nënkupuar Mustafa Nanon. Hoxha shkruan se ‘Lajm i darkës së Arafatit’, quhet kjo", shkruan ndër të tjera Çupi.

Komenti i plotë i Frrok Çupit:

Edhe një gazetar tjetër, nga më të njohurit, dje është kërcënuar me vdekje, pak minuta pasi Kastriot Myftaraj humbi jetën tragjikisht. ‘Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!’, shkruan me një gëzim vrasës hoxha i Tiranës, Ahmet Kalaja.

Kastrioti shkoi, por këtu kanë mbetur ‘të ngjashmit’ e tij. Këtu janë Mustafa Nano, Denis Dyrnjaja, Aleksandër Çipa…

Mandatën e një vdekjeje të paralajmëruar Mustafa Nano e mori dje nga hoxha Kalaja. ‘Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkroi hoxha duke nënkupuar Mustafa Nanon. Hoxha shkruan se ‘Lajm i darkës së Arafatit’, quhet kjo.

Cilët do të jenë ‘shelegët’ në tryezën e kësaj Darke, që është një nga netët e uritura të Agjërimit?

Nano u paralajmërua, këtë e dimë. Ai ka qenë kritik ndaj besimit, ashtu siç edhe kanë ndriçuar idetë e shumë mendimtarëve që në Mesjetë. Për këtë, marrim vesh se do të paguajë me ‘darkën’ e ferrit.

Pastaj vijnë me radhë autorë të shumtë që duke e konsideruar besimin si ‘të gjallë e në jetë’, e kritikojnë, e analizojnë, i hedhin dritë. Ndoshta muaj ose edhe më se një vit më parë, në këtë vorbull frike u ndodh Denis Dyrnjaja, një gazetar i të ardhmes televizive. Ai bëri kritikë mbi trajtimin e financave të Elvis Naçit- një ortodoks i kthyer në imam, por si shpërblim mori sulme dhe kërcënime për jetën; me mijëra. Dyshoj se deklarata dje e Elvisit për Kastriotin se ‘kisha ç’kisha me atë, sot e përcjell me nderim’, është një pako ku fshihet një kërcënim për ‘armiqtë’ e besimit.

Ne akoma nuk dimë sa dosje me plane hakmarrjeje ‘fetare’ janë depozituar në duar të pasionantëve të verbër.

Unë kam lexuar shumë autorë mes nesh që nuk qëndrojnë si të ‘ngrirë’ para besimit fetar; por reagojnë. Atëherë, edhe këta mund të jenë në listën e ‘darkës së Arafatit’, darka kur lutjet e hoxhallarëve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar?

A mund të jetë në këtë listë edhe vetë Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve në vend?

Aleksandri, me siguri. Aq më tepër që sot do të jetë plot përgjegjësi për t’i dhënë përgjigje fyerjes së gazetarit Myftaraj bash në ditën e vdekjes së tij. E pas kësaj vetë Aleksandri dhe miqtë kanë për detyre të kërkojnë nga shteti dhe makineria e tij që të hetojë mbi krimin e paramenduar të një hoxhe kundër kritikëve të fesë.

Drejtësia ka në dorë sot një dosje të egër ‘fetare’ ku në emër të Allahut  kërcënohet jeta e gazetarëve dhe njëkohësisht dhunohet vetë ideja Islame. Në Kuran thuhet “Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi e fjalë të mira…”( Suretu el-En`amë, ajeti3), por hoxha të kundërtën.

Drejtësia ka për detyrë që menjëherë të marrë në hetim hoxhën vrasa- ndjellës. Ndërsa ‘shtëpia’ e gazetarëve sot ka punë të vërtetë; deri dje po kërkonte punë në bulevard.

Më të lexuarat