BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Aktualitet

“Të ndalim futjen e Durrësit në ‘dimër ekonomik' me pasoja të rënda sociale"/ Basha thirrje të fortë qeverisë, i kujton Ramës 5 propozimet për zonat e prekura nga tërmeti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kujtuar edhe njëhërë kryeministrit Rama 5 propozimet që kjo e fundit duhet të marrë parasysh sa i takon zonave të prekura nga tërmeti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryeopozitari tha se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Durrës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të ndal ‘dimrin ekonomik’ në këtë qark.

REAGIMI I BASHËS

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.

 

 

 

 

 

78533539 2808044622580034 2373783593630564352 O