BREAKING NEWS

Kërcet arma/ Ekzekutohet me plumb në kokë 43-vjeçari shqiptar

Kërcet arma/ Ekzekutohet me plumb në kokë 43-vjeçari
x

Aktualitet

“Të ndërhyjnë menjëherë! Mund të shkaktojë tragjedi”, tërmeti tronditës sposton 2 kullat, rrezikojnë të shemben

“Të ndërhyjnë menjëherë! Mund të

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa. Rreth 13 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre pasi ato janë të pabanueshme.

Dy kullat e ish repartit të Urës në Azotikun e Fierit, rrezikojnë të shemben. Pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, ato kanë pësuar spostime të konsiderueshme.

Një kullë është spostuar 10 deri në 12 gradë ndërsa tjetra 7 deri në 8 gradë. Kullat kanë një lartësi prej 60 metrash dhe janë ndërtuar në vitet 70-80. Ato ndodhen shumë pranë lagjes së romeve në periferi të Fierit.

Drejtori i Azotikut kërkon vlerësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre nga specialistët pasi rënia e tyre do të shkaktonte një tragjedi të vërtetë.

E gjithë zona përben një rrezik serioz pasi objektet e ndërtuara në Azotikun e Fierit janë më shumë se 50 vjeçare. Amortizimi i tyre, por edhe shkatërrimi pas shpërbërjes së uzinës së plehrave kimike, e kanë shndërruar ish zonën industriale në një ngrehine ndërtesash gjysmë të rrënuara, të cilat prej vitesh nuk kryejnë asnjë funksion.

Në ish zonën industriale Azotik dhe TEC ndodhen edhe 8 kullat e ftohjes, të ndërtuara në të njëjtën periudhë.