Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të ngujuar në fakultete, studentët tregojnë hapin e radhës që do të ndërmarrin

Postuar: 12/01/2019 - 11:09

Vijojnë protestën studentët e fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës ku përmes bojkotit dhe ngujimit nëpër institucionet ku ata studiojnë, shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre për realizimin e kërkesave të adresuara ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama.

Studentët e Arkitektuarës, të cilët e kanë kaluar natën brenda godinës së Fakultetit, janë shprehur se rezistenca e tyre do të vijojë deri në plotësimin e  të gjitha kërkesave të tyre.

Ata tregojnë se kanë kaluar gjithë natën nëpër korridoret e fakultetit ku sipas tyre, e kanë patur shumë të vështirë për shkak të temperaturave tepër të ulëta dhe mungesa e mjeteve të ngrohjes.

Gjithashtu edhe studentët e Drejtësisë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar. Atyre u janë bashkuar në formë sensibilizimi edhe disa  studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Studentët shprehën se, “Nëse nuk realizohen kërkesat do ta përshkallëzojmë protestën duke përdorur çdo mjet të mundshëm”.

Ata vijojnë ti mbajnë të mbyllura dyert e Fakultetit ndërkohë që ndryshe nga netët e tjera u është lejuar futja e ushqimit dhe përdorimi i mjeteve të ngrohjes.

Studentët në këto momente janë duke bërë një mbledhje ku po diskutojnë me njëri-tjetrin për qëndrimin apo formën e protestave për ditët në vijim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 18:43

Dhoma Kombëtare e Avokatisë është solidarizuar me kolegët e Elbasanit për vrasjen e avokatit të njohur Ravik Gurra, duke ndërprerë shërbimet për tre ditë, nga e mërkura në të premten.
 

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Studentët paralajmërojnë  rikthimin e protestave masive duke paralajmëruar se ditë të vështi

Postuar: 25/03/2019 - 18:35

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazë

Postuar: 25/03/2019 - 18:22

Pavlin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Grudë

Postuar: 25/03/2019 - 18:05

Një fëmijë shqiptar vetëm 14 muajsh ka dalë nga koma farmakologjike dhe sipas mjekëve, ai nuk ë

Postuar: 25/03/2019 - 17:31

Sikundër dhe ishte paralajmëruar, kërkimet për Bleona Matën, vajzën nga Kukësi e zhdukur prej 9

Postuar: 25/03/2019 - 17:11

Skafisti i Klement Balilit, Petro Dalanaj, një intervistë për gazetarin  Artan Hoxha, zbul