Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Të pres fytin”, nuk donte të ndahej, shqiptari kërcënon rumunen, por ajo i bën surprizën e hidhur

Postuar: 19/11/2019 - 18:46

Një 42-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar prej vitesh bashkëshorten e tij rumune, me të cilin kishte edhe një djalë. Pasi u mor në mbrojtje nga shoqata “Donne e Giustizia”, 40-vjeçarja vendosi të denonconte shqiptarin.

Gruaja ka rrëfyer përpara policëve, tmerrin e përjetuar. Ajo është shprehur se shqiptari e dhunonte, e ofendonte, madje e kishte kërcënuar për vdekje, kur i kishte kërkuar ndarjen.

Në bazë të dëshmive të rumunes, shqiptari e përndiqte dhe vuante nga një xhelozi e sëmurë. Pas rrëfimeve të 40-vjeçares, gjykata e Anconas ka vendosur të rihapë hetimet.

Sipas fjalëve të rumunes, shqiptari e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, ndërsa djali i tyre, i cili ishte akoma një foshnje, flinte te dhoma ngjiur. Bazuar në versionin e 40-vjeçares, ajo i bindej burrit, pasi kishte frikë se mos zgjonte foshnjen.

Problemet midis tyre zgjatën nga viti 2011-2015, mirëpo shqiptari ndryshoi sjellje pas lindjes së djalit. Disa prej kërcënimeve të shqiptarit në drejtim të rumunes ishin: “Të thyej dhëmbët”, “Të hedh nga dritarja”, “Nëse thërret policinë të vras ty, gjykatësin dhe policët.”

Ndërsa në disa raste të tjera kur gruaja kërkonte të largohej nga shtëpia me djalin, shqiptari e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale.

Prej 5 vitesh, shqiptari e kërcënonte rumunen në sy të djalit të mitur, duke i thënë:

Nëse nuk kthehesh me mua do të vras dhe djali do të përfundojë në mes të 4 rrugëve. Nuk e ke kuptuar që të pres fytin? Nëse të shoh me dikë tjetër të vras”.

Përndjekja përfundoi në 2016-ën, pas denoncimit të rumunes.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 19:22

Katër dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe studentit senator do të zhvillojnë nesër një konferencë për shtyp ku do të flasin për situatën që po kalon vendi pas tërmetit që tronditi Shqipërinë.

Postuar: 08/12/2019 - 18:55

Pjesa urbane në Tiranë e ka mbyllur fazën e emergjencës, ndërkohë që po punohet edhe në zonat rur

Postuar: 08/12/2019 - 18:28

Ndeshja Teuta-Skënderbeu është ngjarja e parë që përpiqet të rikthejë në shinat e së përditshmes

Postuar: 08/12/2019 - 17:51

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në qelinë e burgut grek të Agias.

Postuar: 08/12/2019 - 17:06

Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që sy

Postuar: 08/12/2019 - 16:57

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një

Postuar: 08/12/2019 - 16:13

Ky është momenti kur një pallat 5 katësh në zonën e Shkozetit, i shpallur me rrezikshmëri të lart