Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Aktualitet

“Te shqiptarët pashë besim dhe kurajo”, reportazhi i gazetarit polak: Besa, një kod nderi i këtij vendi!

“Te shqiptarët pashë besim dhe kurajo”, reportazhi i

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar vështirësitë është ajo që na bën njerëzor.” Kështu shprehet në një reportazh për Shqipërinë e pas termetit, gazetari i njohur polak, Stefan Tompson.

Ai ka fluturuar drejt Shqipërisë pas tërmetit dhe siç shprehet në tëitter është lumtur që shenjtorët Nënë Tereza e Gjon Pali II (polak) kanë tanimë statujat e tyre dhe janë emra rrugësh e bulevardesh. Ai flet dhe per pritjen qe vendi ynë i bëri hebrenjvee.

Në fund të videos së tij, gazetari Tompson shkruan se teksa udhetonte e shihte flamurin kuqezi, Shqipëria dhe shqiptarët janë një thesar i pazbuluar që nuk duhen lënë në harresë.

Reagimi i plote në tëitter i Stefan Tompson:

Kalova disa ditë në Shqipëri, ku përjetova edhe pasojat e tërmetit. Tragjedia është pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut, por ajo që na përcakton është aftësia për të përballuar vështirësitë. Këto janë disa përshtypje për ato që pashë në Shqipëri.

Si polak më bën të ndihem mirë kur kaloj në rrugën Papa Gjon Pali II në Tiranë. Papa ynë i nderuar, Shën Gjon Pali II, vizitoi Tiranën në 1993, tre vite pas rënies së komunizmit. Papa i fundit që u mundua të vizitonte Shqipërinë, Papa Piu II, vdiq rrugës për atje, në 1464.

Diktatori komunist Enver Hoxha e ndaloi me ligj fenë në Shqipëri në 1967. Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë ngritur monumente për Shënjtoren shqiptare, Nënë Terezën, si dhe për Shënjtorin Papa Gjon Pali II. Ishte një moment i mrekullueshëm për mua të hasja këtë monument!

Çuditërisht, Shqipëria është i vetmi vend që u pushtua nga Gjermania naziste, por kishte pas Holokaustit më shumë hebrenj sesa para luftës. Kjo ndodhi pjesërisht falë “besës”, një kod nderi vendas, që i siguroi strehim 2,000 hebrenjve. Ky është Muhamed Biçaku, një nga këta burra të besës.