
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Të shtënat me armë në Rrëshen, objektivi nipi i Kastriot Reçit, në Tiranë pezullohen nga detyra 3 policë që u konfliktuan me njëri-tjetrin

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Mars 2023

Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me arme zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Rrëshenit pak minuta më parë. Fillimisht janë përplasur fizikisht dy të rinj me njëri-tjetrin, e më pas babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Saimir Reçit, nipin e Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. Gjatë largimit të këtij të fundit nga vendi i ngjarjes, për shkak të të shtënave me armë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën rrugës. Policia sqaron se dy të rinjtë u përplasen fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas, i riu Enrik Bardhi ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe bashkë me të atin Martin Bardhi kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim baba e bir, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës. Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes e cila dyshohet ta ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhaj dhe Reçi në Rrëshen. Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir). Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës”, njoftoi dje policia. Kujtojmë se shtetasi S.R.,, objektivi i djeshëm pas një sherri me babë e bir, është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020.
Qëllohet me armë banesa e zyrtarit të OSHEE
Ndërkohë 6 plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale D.B. në zonën e Lundrës në kryeqytet. Plumbat kanë prekur katin e tretë te banesës private, pjesën e papafingos, ku nuk kishte njeri pasi familja banonte në katin e 1 dhe të 2 të ndërtesës. Policia ka nisur menjëherë hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat. Ai punon si zyrtar i OSHEE, por plumbat nuk kanë lidhje me detyrën e tij, por për shkak te konflikteve për pronën. Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. “Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi dje policia.
Sherr mes efektivëve në kryqet
Nga ana tjëtër, tre efektivë të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra nga drejtori i Policisë, Tonin Vocaj. Tre efektivët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në mesnatë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë, rreth orës 23:55. Ata janë shoqëruar nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur. Gjatë shoqërimit ata kanë kundërshtuar forcat ‘Shqiponja’. “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë: Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1; Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2; D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi: Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë”, njoftoi policia.
Zbardhen detaje nga hetimet për spiunët rusë
Ndërkaq, hetimet nga prokuroria e Elbasanit ndaj 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeva dhe dy miqve të saj, Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov, kanë mbetur peng i zbërthimit të 5 telefonave celularë. Në momentin e arrestimit të dy rusëve dhe ukrainasit Alpatov, të cilët tentuan të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, iu sekuestruan nga ana e policisë 8 aparate celulare, tre prej të cilëve janë ekspertuar. Burime pranë grupit të hetimit, thonë se nga komunikimet e tyre, nuk ka dalë asgjë e vlefshme për hetimin, veç faktit që është identifikuar kontakti i tyre në Shqipëri, por ende nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje. Ndërsa celularët e tjerë nuk janë mundur të hapen dhe ekspertohen, ndaj prokuroria është e pavendosur nëse mund t’i drejtohet vendeve partnere për ekspertimin e tyre.
Më të lexuarat


Skandali i Vuçiç në OKB, quan Kosovën provincë të Serbisë

Arrestohet personi që plagosi efektivin e Shqiponjave, reagon Balla

Plagosi policin me armë në Tiranë, arrestohet autori

Kuvendi shtyn rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses

Zjarr dhe tym në Sauk, makina shpërthen në flakë

Përmbyset kamioni në Lezhë, plagoset drejtuesi

Tullumbacja me oksid azoti ‘trend’ në Shqipëri, mjeku i njohur ngre alarmin: Mund të sjellë edhe paralizë nervore

Krimi makabër në Korçë/ Prokuroria mbyll hetimin për vrasjen e Martin Çeços, 4 persona nën akuzë

Kërcënonte ish-të dashurin pasi s’pranonte ndarjen dhe tentoi t’i digjte makinën, e reja shqiptare përfundon pas hekurave

Hidrocentrali i Skavicës; pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese rikthen shpresën tek mjedisorët
