BREAKING NEWS

I përfshirë në korrupsion për lirimin e një të burgosuri, GJKKO merr vendimin dhe ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

I përfshirë në korrupsion për lirimin e një të
x

Aktualitet

Të tjera detaje nga ekzekutimi i bujshëm i bosit shqiptar të kokainës, si u maskuan 4 ekzekutorët për të hyrë në banesën e tij, publikohen pamjet nga skena e vrasjes

Të tjera detaje nga ekzekutimi i bujshëm i bosit shqiptar të

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Ekuador, ku Adriatik Tresa një shqiptar i njohur në botën krimit në shtetin amerikano-latin u ekzekutua ditën e djeshme në 5 të mëngjesit brenda shtëpisë së tij.

Në një video të publikuar shihet momenti se  grupi i organizuar i autorëve  hynë brenda të maskuar si policë për të vrarë 45-vjeçarin shqiptar.

Po ashtu në video jepet momenti si kanë hyrë dhe se si e kanë vrarë shqiptarin në divanin e shtëpisë.  Po ashtu në një foto po të siguruar nga media në fjalë shihet 45-vjeçari i shtrirë dhe i mbuluar me gjak.

Adriatik Tresa u qëllua nga një skuadër e mirëfilltë policie. 4 ekzekutorët kanë hyrë të veshur si policë, duke paraqitur edhe një mandat kërkimi për tresën. Me fenelina policie, dy makina, të veshur me jelekët “POLICIA”, ata mundën të çanin rrethimin e hekurtë të bossit shqiptar të kokainës, që siç shihet edhe në pamje kishte mundur të ngrinte nivelin e jetesës, aty ku shumë të tjerë, shqiptarë nuk ia kanë dalë dot.  Plot 6 herë u qëllua Adriatik Tresa, ndërsa në dhomën e ndenjes ku u qëllua me pushkë automatike, ndodhej edhe gruaja e Tresës, një shtetase ekuadoriane, që për fat të mirë, është lënë e qetë nga vrasësit.

Më të lexuarat