Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Aktualitet

Të tjera detaje nga vrasja e taksistit/ Autori tentoi të fshihte provat, Klodiana Lala zbardh dëshminë Saimir Sherës

Të tjera detaje nga vrasja e taksistit/ Autori tentoi të fshihte

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dëshmia e  Sajmir Sherës, të akuzuar për vrasjen me paramendim të taksistit 71-vjecar, pasditen e 3 gushtit. “Pasi vrava Abdulla Budllën për nderin e familjes, sepse kishte lidhje intime me nënën time, e zbrita vëllain, Arsilin në mes të rrugës. Ai nuk po i jepte dot më makinës, sepse filloi të dridhej dhe u ndalua. Më tha “bobo çfarë na bëre kështu, duhet të shkojmë në polici të dorëzohemi. E lashë në rrugë dhe u largova në drejtim të fshatit Larushk. Ndalova atje dhe piva kafe, që të qetësohesha, sepse as unë s’po mundja të ecja me makinë…”.

Më pas, 32-vjecari mendoi sesi të zhdukë gjurmët, me qëllim që të mos kapej nga policia. Ai ka dhënë një version të cuditshëm për atë se ku ka fshehu armën e krimit.

“Pasi mbarova kafen u nisa për në shtëpi. Rrrugës pashë një kamion të ngarkuar me skrap, i parkuar në anë të rrugës dhe aty kam hedhur thesin me armën që kreva krimin”.

Policia thotë se pavarësisht kërkimeve deri më tani nuk ka mundur të gjejë armën e krimit, edhe pse ka dyshime të forta se i  dyshuari mund të ketë gënjyer për të zhdukur provat, pasi në vendngjarje nuk u gjetën as gëzhoja.

Ndërkohë, automjetin tip Golf, që mori me qira dhe e përdori ne krim, pas vrasjes e dërgoi në një servis për ti bërë riparime përpara se ta dorëzonte.

“Sajmiri e solli automjetin  në servis për ti lyer parakolpin. Më tha se makinën e kam të një shoku dhe ia kishte marrë me qira për të mbaruar një punë. Ai erdhi I vetëm në servis”, ka shpjeguar pronari para hetuesve.

Në gjurmët e Sajmir dhe Arsil Shera, si autorë të dyshuar të vrasjes së Budllës, u ra nga telefoni I viktimës, pasi u zbuluan kontakti me nënën e dy vëllezerve me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore prej më shumë se 6 vjecare.