Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Aktualitet

“Temperaturat e larta nuk e ndalojnë përhapjen e infeksionit në Shqipëri”, Taulant Muka bën propozimin urgjent për Ministrinë e Shëndetësisë

“Temperaturat e larta nuk e ndalojnë përhapjen e infeksionit

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka me pretendimin e mbështetur në atë se çfarë po ndodh në Arabinë Saudite është shprehur se temperaturat e larta nuk ndikojnë në dobësimin e  koronavirusit. Muka i ka bërë thirrje qeverisë: ” Të krijojë një politikë kombëtare të kontrollit të epidemisë ne vend, dhe nga ana tjetër të analizojë të dhenat, për të kuptuar nëse temperaturat e larta ndikojnë qe infektimi me Covid të kaloje me nje kuader klinik me te lehte, e per pasoje te ule rrezikun për vdekshmëri të hershme”.

Postimi i Mukës

Arabia Saudite, edhe pse ka temperatura mbi 30 grade, ka nje rritje eksponenciale te rasteve Covid, me mbi 2000 raste ne dite. Gjithsesi, vdekshmeria qendron e ulet; nga 67,719 raste Covid te konfirmuara, 364 persona kane nderruar sot jeten; pra 10 vdekje per 1 milion banore. Vdekshmeria eshte e perafert me vendet e Ballkanit, por me e ulet se ne Zvicer (222 vdekje/milione banore) apo Gjermani (100 vdekje/milione banore) dhe shtete te tjera, pra te pakten 10 here me e ulet (edhe pse nje krahasim me i sakte mund te behet kur numri i rasteve aktive ne Arabine Saudite te jete i ngjashem me Zvicren/Gjermanine sot). Nuk eshte ende e qarte arsyeja per vdekshmerine e ulet; nese eshte temperatura e larte qe edhe pse nuk ndalon infektimin, mund te ndikoj ne kuadrin klinik te pacientit, apo pervec faktore te tjere, ndikon edhe ndryshimi i struktures moshore te shteteve. Per shembull, ne Arabine Saudite grupmosha mbi 65 vjec perben vetem 3.6% te te gjithe popullates, ndersa ne Zvicer dhe Gjermani 18,73% e 22.9%, perkaterisht(sipas CIAs).

Keto te dhena jane indikatore se temperaturat e larta nuk do e ndalojne perhapjen e infeksionit ne Shqiperi. Prandaj eshte e rendesishme sot shteti te krijoje nje politike kombetare te kontrollit te epidemise ne vend, dhe nga ana tjeter te analizoje te dhenat, per te kuptuar nese temperaturat e larta ndikojne qe infektimi me Covid te kaloje me nje kuader klinik me te lehte, e per pasoje te ule rrezikun per vdekshmeri te hershme. Nese kjo do ishte e vertete, atehere qeveria mund te nxiste nje ekspozim me te madh te shoqerise me Covid-19 gjate veres (e sidomos te grupmoshave qe nuk jane ne rrezik), per te rritur imunitetin e tufes e per pasoje per ta perballuar me mire situaten gjate vjeshtes/dimrit. Vendi yne ka dhe nje moshe te re te popullates, duke e ulur edhe me shume impaktin negativ te Covid-19.