Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tension në emisionin live/ Degjeneron sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës

Postuar: 14/09/2018 - 14:11

Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit. Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet. Ndërkohë, pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ u bë edhe edukatorja e Argentinit që ai kishte pasur në Sarandë, gjatë kohës që jetonte me babain. Ajo tha se fëmija në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme dhe shqetësonte fëmijët e tjerë. Ajo tha se me nënën e fëmijës, Eglantinën nuk ka pasur asnjë lidhje shoqërore, por marrëdhënie edukatore-prind.

“Në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme, shqetësonte shokët nuk i binte rregullave. Kërkova një komision që të dija si të punoja me fëmijën, në periudhën që fëmija ishte në kopësht, fëmija ishte me gjyshen. Më pas e mori nëna. Me Eglantinën nuk kam asnjë lidhje, vetëm marrëdhënie, prind edukatore. Unë e kam ndjerë si nënë, e kam lejuar djalin të komunikojë si nënë, edhe pse nga gjyshja e babai më thuhej mos ta lejoj”, tha edukatorja e kopshtit në Sarandë, Valbona Mehmeti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 18:10

Gazetari dhe publicisti Frrok Çupi ka komentuar  deklaratën e Metës se ringritja e Republikës nis nga Presidenca. 

Postuar: 25/06/2019 - 18:04

Ka nisur protesta e PD në Kukës kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama i cili vijon fushatën

Postuar: 25/06/2019 - 17:10

Kreu i PD, Lulzim Basha u takua paraditen e së martës me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve dhe me

Postuar: 25/06/2019 - 17:07

Ndonëse kreu i shtetit Ilir Meta edhe në deklaratën e sotshme nuk mohoi mundësinë e shpërndarjes

Postuar: 25/06/2019 - 16:20

Kur jemi 5 ditë larg nga data e zgjedhjeve situata politike në vend është e shoqëruar me tensione

Postuar: 25/06/2019 - 15:56

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës, ku Lavd

Postuar: 25/06/2019 - 15:40

Blindat e ushtrisë shpërndajnë materialet zgjedhore, KQZ nxjerr fletët dhe kutitë e votimit.