BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Aktualitet

Tensionet në Veri dhe reciprociteti i targave/ Nis në Bruksel takimi Kosovë-Serbi, Lajçak: Besoj se do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda 6 muajsh

Tensionet në Veri dhe reciprociteti i targave/ Nis në Bruksel takimi

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit punues për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

“Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.

Vendimi për të formuar grupin punues për targat ishte rezultat i takimeve së fundi që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme.