
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Tensionet në veri, diplomati i njohur del me thirrjen urgjente ndaj Kurtit: Bëj publike listën e agjentëve serbë të infiltruar në Kosovë

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Qershor 2023

Diplomati i karrierës, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut, Arben Çejku në një intervistë për mediat në Kosovë ka folur për situatën e tensionuar në Veri, reagimin nga Tirana dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Çejku tha se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë afër për t’i ndjekur të gjitha sukseset e Kosovës si dhe situatën e fundit të krijuar në veriun e saj.
Ai tha se Tirana situatën e fundit në Kosovë e sheh nga katër këndvështrime, si ndjenjë kombëtare, si vend fqinj, nga këndvështrimi rajonal e perëndimor si dhe në aspektin e situatës së sigurisë.
“Në të gjithë këto vite Shqipëria është aty për të ndjekur hapat dhe sukseset e Kosovës, si një shtet i ri por, nga ana tjetër edhe këtë brengosje dhe këto lloj zhvillimi që nuk është pozitiv për Kosovën, siç janë ngjarjet e fundit në veriun e saj dhe natyrisht Shqipëria e shikon këtë nga disa këndvështrime, pikë së pari e sheh si nga ndjenja kombëtare që bashkohet në këto problematika, e dyta si vend fqinj me të cilin ne ndajmë shumë bashkëpunime të përbashkëta, e treta nga këndvështrimi rajonal, perëndimor”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përfshira në një proces të integrimit të përbashkët dhe në këtë drejtim Shqipëria do që ta ketë Kosovën dhe të udhëtojë me Kosovën në të njëjtin hap siç është me Maqedoninë e Veriut.
“…dhe e fundit nga këndvështrimi i sigurisë, Shqipëria si një vend anëtarë në NATO sigurisht që ndanë shqetësimin e vet për sigurinë e Kosovës, të cilat natyrisht herë pas here kanë konotacione të një droje për destabilizimin e kësaj pjese të Ballkanit dhe pse jo realizmin e disa agjendave të errëta të Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Çejku.
Diplomati shqiptar tha se nëse qeveria e Kosovës ka një listë të personave të identifikuar të agjentëve të infiltruar nga Serbia në territorin e Kosovës duhet ta bëjë publike.
Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të kërkoj nga faktori ndërkombëtarë që t’i bëj thirrje Serbisë që të tërhiqet nga veriu i vendit.
Gjatë intervistës ai potencoi se është e patolerueshme që në veri të futen banda kriminale nga Serbia, nën dirigjimin e shërbimeve sekrete të saj.
“Ka pasur një thirrje të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtarë drejtuar qeverisë Kurti për të bërë hap mbrapa dhe të ndihmuar në stabilizimin e kësaj situate duke marr vendimin adekuate për katër kryetarët e komunave të veriut. Por, ka ende mangësi dhe duhet një formë më e theksuar e faktorit ndërkombëtarë për t’i kërkuar Serbisë heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të agjentëve të infiltruar në veriun e Kosovës siç është rasti i atij polici, i cili është nga Rudari. Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë që duhet të marr dënimin e merituar pavarësisht ndonjë hapi të gabuar apo, të ndikuar të Qeverisë së Kosovës për të vendosur legjitimitetin në veri… Nga ana tjetër është e patolerueshme dhe e papranueshme banda kriminale e futur nga Serbia nën dirigjimin e shërbimeve sekrete të policisë së saj”, ka potencuar diplomati nga Shqipëria.
Sipas tij “nëse Qeveria e Kosovës ka një listë të këtyre personave të identifikuar si zyrtarë të sigurisë së Serbisë që kanë hyrë në territorin e Kosovës në veriun e saj dhe kanë bërë inkuzione duke sulmuar trupat e KFOR-it, duke sulmuar Policinë e Kosovës, qytetarë dhe gazetarë, mendoj që duhet ta bëj publike këtë listë dhe t’i kërkojë faktorit ndërkombëtarë që t’i thotë drejtpërdrejtë Serbisë që të tërhiqet dhe të ndalojë provokimet e saj në veri”, ka thënë Çejku.
Diplomati shqiptar në këtë intervistë ka folur edhe për reagimet nga kryeministri Edi Rama, reagimet nga Tirana si dhe çka mund të ndodh tutje pas takimeve ndërmjet palëve në Moldavi.
Më të lexuarat


Vendimi për çështjen e Butrintit, aktivisti i njohur bën paralajmërimin e fortë: Gjykata të ruajë pasurinë kombëtare

Ndizet drita jeshile për shqiptarët, arrihet marrëveshja me DASH, lehtësohet lëvizja e shtetasve nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas

Merret vendimi për azilkërkuesit në Shqipëri, ja si do të funksionojë procesi i shqyrtimit

Flakët përfshinë shtëpinë e pleqve, flasin të moshuarit pas asfiksimit nga zjarri: Ishim brenda kur dhoma filloi të mbushej me tym, kur zbritëm shkallët...

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, reagon kryebashkiaku i Fierit

Rikthehet shirat? Ja si parashikohen temperaturat për nesër, orët e pasdites pritet...

Zjarri në shtëpinë e pleqve në Fier asfiksoi të moshuarit, reagon policia dhe zbardh detajet e reja

Çfarë po ndodh me karburantet në vend? Pritet të rritet sërish çmimi, ja me sa shitet nafta, benzina dhe gazi

Përfshihet nga zjarri shtëpia e të moshuarve në Fier, dyshohet se...(Detajet)

Arrestimi i Dardan Molliqajt gjatë protestës kundër Gjykatës Speciale, vjen reagimi urgjent i PSD
