BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Tensionohet protesta në Mirditë, shoqërohen në polici rreth 20 persona (Detajet çfarë po ndodh)

Tensionohet protesta në Mirditë, shoqërohen në polici rreth

Janë shoqëruar në Polici rreth 20 persona, aktivistë dhe banorë të zonës për protestat për fabrikën e ujit.

Ditën e sotme banorët në fshatin Thirre të Njësisë Administrative të Fanit,  kanë dalë për të protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata janë shprehur se u janë falsifikuar firmat dhe nga ndërtimi i këtij heci kanë dëme të shumta.

Banorët kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbledhur dhe me pankarta në duar. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe banorët e Zallë Gjoçajt.Banorët e Mirditës kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre ato mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këtë zonë.