Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tensionohet situata/ Familjarët paralajmërim të fortë, mbushin bombulat e gazit: Nëse shtëpia prishet, ne vetëflijohemi!

Postuar: 11/10/2018 - 14:00

Dy familje të 'Petro Nini Luarasi', pas përplasjes së ditës së djeshme me përmbarimin duke kundërshtuar prishjen e banesës së tyre dy katëshe kanë marrë vendimin se nëse nuk gjendet zgjidhje për pronën e tyre ata do të vetëflijohen.

Ata kanë bërë gati bombulat e gazit duke u shprehur se nëse shtëpia prishet, ata do të vetëflijohen. Familjet Dervishi dhe Llapaj janë zgjuar mëngjesin e sotëm në orën 02.00 nga fadromat, të cilat kërkuan të hynin në shtëpi.

Referuar dëshmive të banorëve, fadromat kanë tentuar të hyjnë me forcë dhe është dashur ndërhyrja e policisë që të mos bëhej asnjë veprim tjetër. Megjithatë, njëra prej fadromave ka arritur të hyjë në banesë dhe është brenda oborrit të shtëpisë.

Të gjendur përballë vështirësive, ditën e sotme, përfaqësues të familjeve i janë drejtuar zyrës së deputetit të zonës, Pandeli Majko, gjithashtu i pranishëm në protestën e djeshme. Sipas banorëve, gjatë bisedës me Majkon, ky i fundit është shprehur se është i pafuqishëm për këtë çështje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2018 - 18:53

 Pas arrestimit të këngëtarit Stresi, i cili sipas policisë u kap në një dhomë hoteli jo vetëm i armatosur, por edhe me një femër, prindërit e tij kanë dhënë një tjetër version për ngjarjen.

Postuar: 20/10/2018 - 18:37

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë

Postuar: 20/10/2018 - 18:32

I ftuar në studion e “Kjo Javë”, babai i reperit të njohur Arkimed Lushaj (Stresi),&n

Postuar: 20/10/2018 - 18:19

Në një kohë kur djali i tyre, Arkimed Lushaj u arrestua për armëmbajtjeje pa leje si dhe përfsh

Postuar: 20/10/2018 - 18:11

Akademiku dhe profesori, Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Kjo javë”  ka analizu

Postuar: 20/10/2018 - 18:00

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në emisionin “Kjo javë” është shprehur pro nismës së

Postuar: 20/10/2018 - 17:47

Një 59-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi tentoi t’i dërgonte djalit një sasi hashas