BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Rajoni

Tensionohet situata në veri të Kosovës, digjet makina me targa serbe, çfarë pritet të ndodhë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, digjet makina me targa

Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas mesnate në veri të Mitrovicës

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit”, tha ai.

Hoti shtoi se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin.

Aktualisht, autoritetet e Kosovës janë duke zbatuar një plan tre fazësh përmes të cilit inkurajohen qytetarët në katër komunat veriore të vendit, që të riregjistrojnë veturat e tyre në targa RKS.

Faza e parë ka paraparë qortimin, e dyta parasheh gjobën dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.

Zbatimi i fazës së dytë, që parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla, është shtyrë për 48 orë.

Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës pati planifikuar që vendimin për gjobat ta zbatonte nga mëngjesi i 22 nëntorit.

Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës./REL/

Më të lexuarat