Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tensionohet situata, Policia maqedonase përdor gaz lotsjellës kundër emigrantëve në Idomeni

Tensionohet situata, Policia maqedonase përdor gaz lotsjellës kundër emigrantëve në Idomeni

Postuar: 13/04/2016 - 14:34

Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës dhe granata defensive kundër qindra emigrantëve që protestonin përgjatë kufirit greko-maqedonas, tre ditë pas incidenteve të dhunshme të regjistruara në të njëjtën zonë, raportoi media.
 
“Përdorimi i gazit lotsjellës ishte i pashmangshëm, pasi emigrantët të cilët po protestonin për hapjen e kufirit, nisën të dëmtonin barrierën me tela me gjemba në kufi”, sipas së njëjtit burim.
 
Disa metra më tutje po zhvillonte një vizitë zyrtare në qendrën pritëse për refugjatët në Gevgelije, pjesa maqedonase, presidenti maqedonas Gjorge Ivanov dhe homologët e tij kroatë dhe sllovenë, Kolinda Grabar Kitarovic dhe Borut Pahor.
 
Me fillimin e trazirave në orët e para të paradites, rreth dyzet forca të policisë greke u vendosën në gatishmëri midis pengesës me tela me gjemba dhe migrantëve duke shmangur në këtë mënyrë përdorimin e gazit lotsjellës. Megjithë forcat e shtuara të rendit emigrantët vijojnë ende protestat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:49

 Aksident rrugor me një të vdekur në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Durrësin.Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 21:45 , në superstradën Durrës-Tiranë, thanë për noa.al burime nga policia e Durrësit.

Postuar: 21/05/2019 - 23:14

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë territorin.Si

Postuar: 21/05/2019 - 22:28

Është aksidentuar mbrëmjen e sotme autobusi i linjës Tiranë-Kamëz.

Postuar: 21/05/2019 - 22:19

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve për votimin e kryetarit të ri të Akad

Postuar: 21/05/2019 - 21:56

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë jashtë BE,

Postuar: 21/05/2019 - 21:21

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të P

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në