BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Aktualitet

Tentoi të fshihte çelësat e magazinës në të brendshmet e saj, policia vuri re veprimin e çuditshëm të gruas, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Tentoi të fshihte çelësat e magazinës në të

Një çift shqiptar në zonën e Noicattaro, Itali, ka rënë në pranga pasi policia i gjeti mbi 400 kg marijuanë, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte një vlerë prej 2 milionë eurosh. Në pranga ra Flamur Gjini, 40 vjeç dhe Teuta Gjini, 30 vjeç. Burri u fut në burg, ndërsa ndaj gruas u mor masa "Arrest në shtëpi". Zbulimi i 'mallit' erdhi pas disa javësh monitorime të kujdeshme nga ana e policisë. Marijuana ishte fshehur në një magazinë nëntokësore dhe ishte paketuar në disa kuti.

Gjatë kontrollit të banesës së shqiptarëve, policia vuri re një veprim të çuditshëm të gruas, e cila tentoi të fshihte çelësat e magazinës në të brendshmet e saj. Kjo sjellje nuk u shpëtoi policëve, të cilët arritën të bënin lidhjen mes çelësave dhe magazinës. Sapo hynë në dhomë, agjentët gjetën mbi tridhjetë arka që përdoren për ruajtjen e frutave, brenda të cilave ishin fshehur 399 pako me 'mall', të cilat kapnin një peshë të përgjithshme mbi 400 kg.