BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Tentoi t’i mbyste me duart në fyt dy persona në një klinikë, shqiptarja dënohet me burg dhe dëbohet menjëherë nga shteti, çfarë konstatuan mjekët?

Tentoi t’i mbyste me duart në fyt dy persona në një

Një shqiptare vetëm 21 vjeçe ka tentuar të mbysë dy pacientë në klinika psikiatrike. Këtë e ka bërë në mënyrë që të transferohet në një klinikë tjetër. Mjekët kanë konstatuar tek ajo një çrregullim të personalitetit.

Kosovarja e lindur dhe rritur në Zvicër, kishte sulmuar nga pas një paciente që po shikonte televizorin në qendrën psikiatrike Rheinau në janar 2018 dhe e kishte shtrënguar me duar në qafë derisa asaj i ishte errësuar shikimi, transmeton albinfo.ch. Vetëm falë ndërhyrjes së personelit të kujdesit, pacientja kishte shpëtuar nga vdekja.

Një vit para rastit të përmendur, kur ishte 17-vjeç, ajo, në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Bazel ishte përpjekur të mbyste një djalë dymbëdhjetëvjeçar duke e lidhur me një shall rreth qafe. Edhe atëherë ajo kishte dashur ta detyronte transferimin e saj në një institucion tjetër.

E akuzuara është rritur në një shtëpi ku mbretëronte dhuna dhe kishte probleme të mëdha psikologjike edhe në shkollë. Ajo nuk ka mbaruar shkollën, ndërsa ka qëndruar në shumë klinika dhe ka bërë shumë terapi.

E reja vuan nga një çrregullim i rëndë personaliteti dhe nga skizofrenia.

Për të dy sulmet, gjykata për të miturit, në Bülach, e kishte shpallur atë fajtore për vrasje në tentativë (në çështjen e Bazelit) dhe për tentim vrasjeje të qëllimshme (në çështjen Rheinau) në fund të vitit 2018.

21 vjecarja ka marrë një dënim me dhjetë vjet burg dhe masën e dëbimit po aq të gjatë nga Zvicra.

Kosovarja e ka kundërshtuar këtë vendim duke e dërguar atë në gjykatën më të lartë (në Gjykatën Kantonale të Cyrihut). Avokati i saj ka kërkuar një dënim me pesë vite burg dhe heqje të masës së dëbimit nga Zvicra.

Sipas vendimit me shkrim që është dërguar në media të enjten, gjykata e lartë ka konfirmuar vendimin e gjykatës më të ulët.

21-vjeçarja është dënuar me nëntë vjet, një vit më pak se që e kishte dënuar atë gjykata e të miturve në Bülach.

E akuzuara do të qëndrojë në një klinikë psikiatrike dhe pastaj duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet.