Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tenton të vrasë me thikë 30-vjeçarin në lokal, arrestohet i riu në Shijak

Postuar: 17/07/2017 - 10:42

Një 27-vjeçar nga Shijaku është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një të ri nga Durrësi.

Policia ka njoftuar se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Mariglen Berahi, 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.

Ditën e djeshme në një lokal në lagjen nr.12, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasin E.R., 30 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/11/2017 - 22:05

EUROPOL ka finalizuar me sukses operacionin “kalibër” për trafikun e armëve në Ballkan. Pjesë e operacionit dhe Shqipëria ku janë kryer kontrolle dhe arrestime. Mësohet se operacioni është zhvilluar në data 17 dhe 18 nëntor. Në total janë sekuestruar 135 armë zjarri, 7000 fishekë.

Postuar: 24/11/2017 - 21:15

Një i ri nga Kucova ka humbur jetën tragjikisht pasi e ka zënë poshtë një trung peme. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Goraj në Kuçovë.

Postuar: 24/11/2017 - 19:59

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi emetimin e një serie monedhash për

Postuar: 24/11/2017 - 19:07

Në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë” që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit Ilir Meta, në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jeti

Postuar: 24/11/2017 - 18:50

Një 42-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka pritur në port një makinë të vjedhur.

Postuar: 24/11/2017 - 18:28

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin e dy të rinjve shqiptarë, të cilët dyshohet se po planifikojnë arratisje nga burgu i Koridhalos.

Postuar: 24/11/2017 - 17:26

Policia e Shtetit jep detaje për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit, që me sa duket ka qënë pjesë e operacionit ‘Forca e Ligjit’