Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tërmeti i djeshëm ishte 5.8 apo 7.5 ballë? Inxhinieri sqaron ku ndryshon magnituda nga intensiteti i lëkundjeve

Postuar: 22/09/2019 - 18:03

Lëkundjet e tërmetit të ditës së shtunë shkaktuan dhe polemika për shkallën e vlerësimit, në Rihter apo në ballë.Në momentet e para të lëkundjes në media u qarkullua lajmi se lëkundjet sizmike ishin 5,8 të shkallës Rihter dhe 7 ballë.

Këtij konfuzioni inxhinieri Bashkim Kopliku i ka bërë një sqarim, duke folur mbi dallimin e dy njësive matëse. Sipas tij, magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, ndërsa balla është forca e lëkundjes.
 
Sipas tij, intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar, : 6 apo 7 ballë, ishte intensiteti, pra efekti në Durrës i atij tërmetit me magnitudë 5, 8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg.
 
Ai shkruan në Facebook:
 
Tërmeti përshkruhet shkurt me dy madhësi, magnituda dhe intensiteti. Kur thuhet 5,8, bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter (Richter), apo nga një herë, edhe me momentin (Më). Kur thuhet 6 apo 7 (nga një herë VI apo VII, me shifra romake), bëhet fjalë për intensitetin, në ballë, apo gradë, apo pikë. Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësisht se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg Qendrës (nga disa stacionet e vrojtimit, që kanë pajisje me sizmografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën etj.). Pra, tërmeti dje ishte “5, 8 gradë të shkallës Rihter”. Po bëj një analogji, me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është p.sh. 33 W (vat) , apo më mirë, 1450 lumen. Natyrisht, magnituda e tërmetit 5, 8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33Ë/1450 lumen, është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër, e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës, dhe jo të efekteve të tij, apo të asaj, në një vend të caktuar.
Pra, që të sqarohemi përfundimisht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter., ishte me i intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër, e me 0 ballë në Mynih

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 11:46

Policia ka shkuar disa herë në banesën e Agim Kajmakut nisur nga urdhër-arresti që Prokuroria ka lëshuar për të.

Postuar: 18/11/2019 - 11:24

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Laç.

Postuar: 18/11/2019 - 11:13

Një autobus dyshohet se ka përplasur një këmbësor në Tiranë

Postuar: 18/11/2019 - 10:37

Ditën e djeshme u bë publik lajmi se modelja e njohur, Kejvina Kthella i kishte bërë kërkesë Gjyk

Postuar: 18/11/2019 - 10:25

Mëngjesin e sotëm KPK ka marrë një vendim të prerë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Durrës, A

Postuar: 18/11/2019 - 10:11

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin resh