BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Tërmeti i nëntorit, 140 familje në Tiranë përfitojnë banesa të reja, zbardhet lista me emrat

Tërmeti i nëntorit, 140 familje në Tiranë

Bashkia Tiranë ka publikuar listën e radhës me emrat e familjeve që do përfitojnë banesë të re. Pak kohë më parë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi se shumë shpejt familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit do të kenë në duar çelësat e banesave të reja. Disa prej banesave do të jenë apartament në pallat dhe disa shtëpi ashtu sikur ka qenë para se të shkatërrohej nga tërmeti. Kështu, lajmi i mirë ka mbërritur dje për familjet e prekura nga tërmeti në Kombinat, banesa e të cilëve janë shpallur të pabanueshme. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën me emrat e 140 familjeve, të cilat përfitojnë banesa të reja, duke e çuar në total këtë numër në 340 deri më tani. Aktualisht, këto familje vijojnë që të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës bonusin e qirasë gjer sa të marrin çelësat e banesave të tyre të reja. Ndër të tjera në njoftim sqarohet se familjarët do të përfitojnë po aq hapësirë sa kishte shtëpia e tyre e mëparshme, ndërsa tregohet se ndërtimi do të fillojë për ata që përfitojnë banesë 1+1, më pas tek ata që përfitojnë hyrje 2+1 dhe së fundmi ata 3+1. Sakaq edhe në listën e publikuar nga gazeta përbri emrave janë përcaktuar edhe format e banesës që do përfitojë secila nga familjet. Sakaq, kujtojmë se, menjëherë pas tërmetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me qeverinë vijuan mbështetjen e familjeve të prekura përmes grantit për rindërtimin ose rikonstruksionin e banesave të dëmtuara si dhe pagesave të qirasë për familjet e mbetura të pastreha.

Pani për banesat e reja

Plani se si do të jenë banesat e reja është prezantuar që në fillim të viti 2020 përmes një deklarate nga ministri i Rindërtimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Sipas të dhënave është parashikuar që shtëpitë të ndahen në tre kategori modelesh, që sigurisht përcaktohet në bazë të numrit të familjarëve dhe shtëpisë që ata kanë pasur më parë. Në deklaratë sqarohet se shtëpitë do të jenë të fokusuara në të njëjtën lagje dhe përgjithësisht njëkatëshe me të gjitha kushtet e nevojshme. “Nevoja për shtëpi individuale janë hartuar tashmë bazuar në 3 modele banesash dhe modelet e banesave lidhen ngushtësisht me numrin e familjarëve që përbëjnë këto familje, të cilat do të akomodohen në modelet e tipologjive individuale dhe janë hartuar pikërisht duke marrë parasysh që banesat duhet të jenë sa më lehtësisht të ndërtuara, duhet të jenë banesa 1-katëshe, duhet të kenë teknologji modulare që ta bëjë të gjithë procesin e replikimit në territor sa më të thjeshtë e më të shpejtë, duhet të kenë ende elementë të mëparshëm të jetës së tyre rurale, pra, kopshte, të cilët i rrethojnë, por duhet të kenë dhe shërbime shtesë që rrisin cilësinë e kushteve të jetesës për komunitetin. Ajo që po tentojmë të bëjmë, është që të bashkojmë këto shtëpi individuale në një lagje të re, ku edhe fryma e komunitetit të jetë më e fortë”, thuhet në deklaratë. Ashtu sikur thuhet në këtë deklaratë, viti 2021 është viti i familjeve që kanë humbur apartamentin në godina të pabanueshme, të cilat do t’i lënë vendin godinave të reja.

Ja si do transferohet pronësia e banesave të rindërtuara

Në fillim të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në rregullat e përfitimit nga procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019. Referuar ndryshimit, marrëveshja paraprake dhe kontrata për kalimin e banesave individuale në pronësi të subjekteve përfituese të programeve të rindërtimit dhe atyre në funksion të procesit të rindërtimit duhet të përmbajnë, të paktën, parashikimet e modeleve tip, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. Ndryshimi përcakton gjithashtu se kontrata për kalimin e pronësisë duhet me patjetër të ketë si dokument shoqërues ku pronari deklaron apo heq dorë se nuk ka asnjë objekt tjetër në pronësi. “Kontrata duhet të shoqërohet me deklaratën noteriale të heqjes dorë nga subjektet përfituese nga çdo pretendim mbi të drejtat e pronësisë për banesën apo shtëpinë individuale të mëparshme, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë vendim ose në aktin normativ të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligj, si kusht për përfitimin nga programet e procesit të rindërtimi”, thuhet në vendimin e qeverisë. Sipas vendimit të qeverisë, regjistrimi i akteve kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në emër të përfituesit.