BREAKING NEWS

Tensionet në veri të Kosovës/ Arrestohen dy serb, ministri i Brendshëm zbardh detajet

Tensionet në veri të Kosovës/ Arrestohen dy serb, ministri i
x
BREAKING NEWS

Skandali në Bruksel/ Zbardhen detaje nga arrestimi i zyrtarëve të PE, ja çfarë i është gjetur në shtëpi njërit prej ish eurodeputetëve

Skandali në Bruksel/ Zbardhen detaje nga arrestimi i zyrtarëve të
x
BREAKING NEWS

Skandali në BE/ U arrestua sot në Bruksel, partia merr vendimin urgjent për nënkrytaren e Parlamentit Europian, e pëson edhe bashkëshorti i saj

Skandali në BE/ U arrestua sot në Bruksel, partia merr vendimin
x
BREAKING NEWS

SKANDAL/ Arrestohen katër zyrtarë të lartë në Bruksel, mes tyre edhe zv.presidentja e Parlamentit Evropian, zbardhen dyshimet e para

SKANDAL/ Arrestohen katër zyrtarë të lartë në Bruksel,
x
BREAKING NEWS

Nuk është Rama, gazetari Robert Papa tregon emrin e zyrtarit të lartë shqiptar që përfiton nga goditja ndaj Sali Berishës: Nuk është rastësi!

Nuk është Rama, gazetari Robert Papa tregon emrin e zyrtarit të
x
BREAKING NEWS

“Skandal ajo që bëri Xhaçka”/ Njoftuan largimin e Yuri Kim, Robert Papa zbardh prapaskenat dhe plas deklaratën ‘bombë’ për ambasadorin që pritet ta zëvendësojë

“Skandal ajo që bëri Xhaçka”/ Njoftuan largimin e
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Kushtetueses për votimin e emigrantëve, vjen reagimi i menjëhershëm i grupit të Alibeajt

Vendimi i Kushtetueses për votimin e emigrantëve, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Lufta mbaron që nesër nëse...!”/ Moska zbulon kushtin e vetëm që ka për Ukrainën: Zelensky e di mirë

“Lufta mbaron që nesër nëse...!”/ Moska zbulon
x

Aktualitet

Terror në Ukrainë/ Rritet numri i viktimave nga sulmi i forcave ruse ndaj ndërtesës së banimit në Donjeck

Terror në Ukrainë/ Rritet numri i viktimave nga sulmi i forcave ruse

Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre në lindje të Ukrainës, me qytetin e dytë më të madh, Harkivin, që është përballur me sulme të reja dy ditë pas sulmit në ndërtesën e banimit, që ka lënë të vdekur të paktën 24 persona në një qytet të vogël në rajonin e Donjeckut.

Sulmet më 11 korrik vijnë teksa forcat ruse po shtyjnë përpara ofensivën e tyre për të marrë nën kontroll të plotë rajonin e Donjeckut, që së bashku me rajonin fqinj, Luhansk, përbëjnë Donbasin.

Në Harkiv, që gjendet në verilindje të Ukrainës, por jashtë Donbasit, guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, tha se një ndërtesë banimi dhe një shkollë janë sulmuar me raketa, duke lënë të vdekur tre persona dhe plagosur 28 të tjerë.

“Të gjitha sulmet ekskluzivisht janë ndaj objekteve civile. Ky është terrorizëm absolut”, tha Synyehubov.

Rusia tha se sulmet kishin për cak personelin e ushtrisë ukrainase dhe “mercenarët e huaj”, duke shtuar se forcat ukrainase po pësojnë humbje të mëdha në luftime.

Në qytetin Çasiv Jar të Donjeckut, ekipet e shpëtimit kontrolluan rrënojat pas rrëzimit të një ndërtese pesëkatëshe banimi, e cila u godit nga raketat ruse më 9 korrik.

“Deri në mëngjesin e 11 korrikut, 18 persona kanë vdekur, gjashtë janë shpëtuar nga rrënojat, dhe rreth 137 tonë rrënoja janë pastruar”, thanë ekipet e emergjencave. Më vonë, autoritetet bën të ditur se numri i viktimave është rritur në 24.

Zyrtarët ukrainas druajnë se edhe dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Më herët, guvernatori i Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha se të paktën 30 persona “janë nën rrënojat” e ndërtesës, që u goditur me raketa ruse Uragan.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi në Çasiv Jar paraqet edhe një krim tjetër të mundshëm lufte, të kryer nga forcat pushtuese ruse./REL