Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tha se do digjej Parlamenti, Artan Hoxha zbulon skenarin e letrës sekrete të Metës: Çfarë i leverdiste presidentit dhe kush ishte grupi i infiltruar

Postuar: 12/09/2019 - 23:58

Gazetari Artan Hoxha kërkon nga Presidenti i Republikës që të bëjë publik informacionin për planin e pretenduar për djegien e Kuvendit më 8 qershor. Në emisionin “Top Talk”, Hoxha tha se Ilir Meta ka detyrimin të bëjë publik informacionin për grupin që synonte trazirat gjatë protestës së opozitës.

“Që në atë moment më është dukur i çuditshëm dekreti i presidentit për datën e zgjedhjeve duke gjetur këtë justifikim dhe duke mos e bërë publike. Në atë kohë i kemi kërkuar ta bëjë publike sepse është Presidenti i Republikës. Dhe së dyti, a i ka ndjekur ai hapat? I ka njoftuar agjencitë që janë të  ngarkuara me ligj për të parandaluar situata të tilla? Sepse vërtet presidenti mund të na ketë shpëtuar në 8 qershor, por a na ka shpërtuar nga ata që donin ta bënin 8 qershorin? Ata mund të jenë të gatshëm për ta përsëritur atë situatë. Presidenti i Republikës ka të detyrimin të na shpjegojë na e ka marrë informacionin dhe sa i besueshëm është”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, për më shumë se sa një rrezik real në 8 qershor, Meta e ka përdorur situatën si një justifikim për veprim politik.

Gazetari dha informacion edhe për një grup që vinte nga Kosova gjatë protestave të opozitës dhe të cilët dyshoheshin se mund të përfshiheshin në akte dhune.

“Ka një element tjetër. Policia e Shtetit ka patur informacione për persona të infiltruar nga jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët çuditërisht vinin 48 orë përpara protestave, gjendeshin në territorin e Shqipërisë gjatë protestave dhe këta u bënë të rrezikshëm kur protestat po zhvilloheshin natën. Nuk ishin shtetas të Shqipërisë, por me kombësi shqiptare, ishin shtetas të Republikës Kosovës. Ata ishin një kontigjent i rrezikshëm. Bëhet fjalë për 10 deri në 14 persona që vinin nga një zonë që ishte në kufi me Shqipërinë dhe informacioni ka qenë që ata mund të bëheshin aktiv në një prej këtyre protestave. Për fat të mirë ata nuk u përfshin, por as nuk u ndaluan”, sqaroi gazetari.

Presidenti Meta deklaroi edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar se ishte informuar nga institucione të sigurisë kombëtare mbi një plan për djegien e Kuvendit. Ai u shpreh i gatshëm që këtë informacion ta vinte në dispozicion të Kuvendit nëse miratohej nga institucioni i sigurisë kombëtare.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:45

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e dënimit 5 vite burg konvertuar në 3 vite e 4 muaj

Postuar: 19/09/2019 - 23:34

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, i quajtur Sali Berisha është vënë në pranga nga Policia

Postuar: 19/09/2019 - 23:30

Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg për shpërdorim detyre.

Postuar: 19/09/2019 - 23:19

Interesit të gazetarëve nuk u shpëtoi edhe një detaj që kishin vënë re tek ish-Ministri Saimir Ta

Postuar: 19/09/2019 - 22:57

Edhe pse u përpoq ta kalonte me batuta, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se i duhej k

Postuar: 19/09/2019 - 22:04

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela  është dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda