BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Aktualitet

Theri me thikë vëllain e tij të vogël në Maqellarë duke i shkaktuar vdekjen, 26-vjeçari habit me dëshminë e tij në Gjykatë, ja çfarë vendimi u mor për të

Theri me thikë vëllain e tij të vogël në

Djaloshi 26-vjeçar Florian Tonuzi, i cili më 29 prill vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël Benard Tonuzin ka dalë këtë të hënë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur për të “arrest me burg”, ndërsa mësohet se e vetmja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Mbrëmjen e 29 prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë,  pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Një ditë më pas, Florian Tonuzi u arrestua nga policia teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Me gjithë tentativën për t’u larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurtbeg.

Më të lexuarat