BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

Thika, lopata dhe kazma, zbardhen detajet e forta nga konflikti i 2 familjeve në Berat

Thika, lopata dhe kazma, zbardhen detajet e forta nga konflikti i 2 familjeve

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Berat. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa në konflikt janë përfshirë 2 familje.

Sherri ka degjeneruar në një përplasje fizike me sende të forta ku për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur. Dy familjet Dhana dhe Alibeaj, janë përleshur me thika, lopata dhe kazma.

Të plagosurit e familjes Alibeaj jane: Drita Alibeaj, djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi 18 vjeç Altjon Alibeaj.

“Pse mbjell këtu ?". Kjo ka qenë kryefjala e ngjarjes që nxiti përplasjen e 2 familjeve.

Në vendgjarje ka shkuar policia, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndersa disa persona janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë të plagosurit po marrin mjekime pranë spitalit Rajonal të Beratit.