Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thyhen zyrat e 4 institucioneve të rëndësishme në Kukës, ja çfarë u vodhën

Postuar: 20/11/2018 - 11:33

Zyrat e  institucioneve rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana ende të pashpjegueshme. Nga të dhënat  rezulton se  janë dëmtuar dyer e orendi të tjera të 4 zyrave.

Sipas policisë janë vjedhur me thyerje 2 laptopë dhe 1 telefon celularë. Fatmirësisht keqbërësit nuk vjedhur apo dëmtuar kompjuterët  në të cilën  ruhen dokumentet zyrtare të katër zyrave, IKMT, Shërbimit të Provës, Entit Kombëtar i Banesave dhe  Agjencisë së Pronave Publike.

Nuk dihen arsyet e dhunimit të zyrave. Një nga dyshimet që ngre policia është për akt vandalizmi. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Zyrat e 4 institucioneve të thyera ndodhen në një ndërtesë e cila nuk është aspak e sigurt dhe më e keqja hyrja e saj nuk ka derë. Në ndërtesën katër katërshe janë edhe disa institucione të tjera të rëndësishme të cilat nuk kanë asnjë parametër të sigurisë me dyer të vjetra e të amortizuara.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 22:28

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i cili humbi jetën gjatë një aksidenti të ndodhur në Rumani.

Postuar: 26/05/2019 - 22:17

Trupi i të riut Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 Prill u gjet i varur d

Postuar: 26/05/2019 - 20:30

Automjetet që dalin nga kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk do të kontrollohen me vetëm nga

Postuar: 26/05/2019 - 20:17

Anila Bushi, një 38-vjeçare me pothuajse 20 vite martesë, thotë se nuk i intereson fare bashkësho

Postuar: 26/05/2019 - 19:13

Është kryer ekstradimi i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, nga Vjena drejt ven

Postuar: 26/05/2019 - 16:54

Për mbi 20 vite kanë jetuar nën një çati, por Nazmia nuk është sjellë me vjehrrën ashtu siç është

Postuar: 26/05/2019 - 16:12

Nesër pasdite ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më t